"Evropa Lindore Blu", përfshin edhe veprat e Kadaresë
Në panairin e librave të Pekinit të zhvilluar pak kohë më parë, librat e kolanës "Evropa Lindore Blu" tërhoqën vëmendjen e lexuesve.
Në Kinë, letërsia e Evropës Lindore tërheq shumë lexues. Në vitet 60' e 70' të shekullit të kaluar, u Kinë u shfaqën shumë filma të Evropës Lindore duke përfshirë filmat shqiptarë "Ngadhënjim mbi vdekjen", "I teti në bronz", "Horizonte të hapura" etj. Nëpërmjet këtyre filmave, kinezët filluan ta njihen me krijimtarinë e Evropës Lindore.
Në vitet 80' të shekullit të kaluar, përkthyesit kinezë filluan të përkthejnë në masë vepra letrare të Evropës Lindore dhe shumë prej tyre patën jehonë të madhe në Kinë. Për shembull veprat e shkrimtarit çek Milan Kundera në versionin e gjuhës kineze shënuan shitjen e disa miliona kopjeve.
Librat e kolanës "Evropa Lindore Blu" botohen nga shtëpia botuese Huaçeng e provincës Guangdong në Kinën Jugore. Siç bëhet e ditur, shtëpia botuese do të zgjedhë rreth 100 vepra nga më se 1000 vepra letrare të Shqipërisë, Polonisë, Hungarisë, Çekisë, Bullgarisë, Rumanisë etj. për botim ne disa faza. Autorët e këtyre veprave janë shkrimtarë përfaqësues të Evropës Lindore, duke përshirë disa kandidatë të çmimit Nobel për letërsi. Këto vepra të përzgjedhura janë kryesisht novela dhe të tjerat janë prozë, biografi, poezi, etj.
Tani është botuar pjesa e parë e librave të kolanës "Evropa Lindore Blu". Në të ka 6 vepra, 3 prej tyre janë vepra të shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadare dhe 3 të tjera vijnë nga Polonia e Rumania.