PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (14 janar 2012)
2012-01-13 21:43:15 CRI komenti juaj Printoni

II. Strategjia e re ushtrake amerikane fokusohet në Azi-Paqësor

Fundjavën e kaluar, SHBA-ja publikoi raportin mbi strategjinë e re ushtarake, ku thuhet se "ngritja e Kinës ka ushtruar ndikime të fshehura mbi ekonominë e sigurinë e SHBA-së". Njëkohësisht theksohet se trupat amerikane do të shtojnë prezencën e tyre në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit.

Pekini zyrtar reagoi ndaj raportit. Javën që lamë pas, Ministria e Mbrojtjes e Kinës i hodhi poshtë pretendimet duke i quajtur ato si të pabaza.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha se do të ndjekë me vëmendje ndikimet e strategjisë ushtarake amerikane ndaj rajonit. Ky raport ngjalli jehonë të madhe gjithashtu në komunitetin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës Geng Yansheng, u shpreh se synimi strategjik i Kinës në mbrojtjen kombëtare dhe në ndërtimin e ushtrisë ka qenë i qartë, i hapur dhe transparent.

"Modernizimi i mbrojtjes kombëtare të Kinë, që u shërben kërkesave objektive të sigurisë dhe të zhvillimit të vendit, përbën faktorin pozitiv për mbrojtjen e paqes e stabilitetit të rajonit, që krijon shans, por jo sfidë apo kërcënim për komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe SHBA-në," tha Geng.

Kina shpreson se SHBA-ja do të përshtatet me zhvillimet e kohës dhe do t'i trajtojë objektivisht dhe racionalisht Kinën dhe ushtrinë kineze. "SHBA duhet të flasë dhe të veprojë me maturi dhe të bëjë më shumë në favor të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve e dy ushtrive dhe në favor të paqes e stabilitetit të rajonit," shtoi zëdhënësi.

Disa media kineze kritikuan politikën e re të mbrojtjes amerikane me Azinë si fokus. Versioni përtej detit i gazetës "Renmin Ribao" dënoi strategjinë e re të SHBA-së dhe vuri në dukje se SHBA-ja është "prodhuesi i telasheve" për sigurinë e rajonit të Azi-Paqësorit. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua paralajmëroi SHBA-në të mos mburret me forcë.

Një numër i vogël vendesh aziatike, si Japonia, India etj., e përshëndetën strategjinë dhe mendojnë se ajo do të ndihmojë sigurinë e rajonit. Mirëpo ekspertët nga shumë vende thonë se strategjia ushtarake amerikane do të destabilizojë rajonin e Azi-Paqësorit.

Vendet e ASEAN-it nuk dëshirojnë ndërhyrjen e tepërt ushtarake amerikane, që ka mundësi të ngjallë kundërvënie me Kinën. Ambasadori i Australisë në SHBA-në, ish-ministri i Mbrojtjes Jim Bellay, deklaroi se ndryshimi i theksit ushtarak të SHBA-së në Azi-Paqësor duhet të mos kërcënojë Kinën ose marrëdhëniet tregtare kino-australiane.

Gazeta spanjolle "El Pais" komentoi se ndryshimi i strategjisë amerikane është alternativë pa rrugë tjetër në vështirësitë ekonomike. Në komentin e Gazetës gjermane "Focus " thuhet se vitet e fundit fuqizimi i potencialit ekonomik e ushtarak i Kinës dhe ndikimet e saj në rajonin e Azi-Paqësorit, janë të painjoruara, duke u bërë rival i fuqishëm në syrin e ushtrisë amerikane, prandaj strategjia e re amerikane ka prirjen e qartë për frenimin e Kinës.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare i Universitetit "The George Washington", Amitai Etzioni tha se SHBA-ja duhet ta konsiderojë Kinën partner në siguri dhe të respektojë propozimin e saj, por jo të kundërshtojë, bashkërisht me "vendet përkatëse", interesat e ligjshme të Kinës.

Tani rajoni i Azi-Paqësorit ndodhet në kohën që "synon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin". Pavarësisht nga mosmarrëveshjet midis disa vendeve, bashkëpunimi është rryma kryesore. Popujt e rajonit të Azi-Paqësorit kërkojnë paqen dhe urrejnë luftën. Me strategjinë e re ushtarake, SHBA-ja e fokuson vëmendjen në Azi-Paqësor me "shpatë", duke rënë në kundërshtim me prirjen e kohës.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China