PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (14 janar 2012)
2012-01-13 21:43:15 CRI komenti juaj Printoni

I. Uebsajti zyrtar kinez "People" kërkon të hyjë në tregun aksionar

Këtë javë, Administrata kineze e letrave me vlerë shpalli në uebsajtin e saj se po shqyrton kërkesën e uebsajtit "People" për hyrjen në tregun aksionar.

Uebsajti "People", është një portal lajmesh i varur nga gazeta kineze "Renminribao" (ose anglisht People's Daily), organi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Analistët thonë se me tu miratuar kërkesa e tij për hyrjen në tregun aksionar, do të jetë pikënisja e hyrjes në treg të uebsajteve kryesore kineze të lajmeve.

Tani në Kinë uebsajtet e lajmeve ndahen në dy lloje: uebsajte tregtare dhe ato qeveritare. Të parët janë kryesisht portale lajmesh, që hynë në tregun aksionare jashtë vendit, si "Sina", "Sohu" etj., ndërsa ato qeveritare organizohen kryesisht nga qeveria qendrore dhe lokale, si "People.com.cn", "Xinhuanet", "cctv.com""EASTDAY" etj.

Sipas të dhënave statistikore, nga numri i vizitorëve, uebsajti "People" ka qenë në tri vendet e para ndër portalet e lajmeve, pavarësisht nga disniveli me portalet tregtare në renditje komplekse dhe në treguesin e biznesit. Në fakt, duke mbështetur te sfondi qeveritar, uebsajti "People" disponon burimin e fuqishëm dhe të qëndrueshëm në vizitorë dhe në këtë drejtim, uebsajtet e tjera nuk mund të krahasohen fare me "People".

Mësohet se kësaj here, uebsajti "People" parashikon të financojë 500 milionë juanë. Me mbështetje qeveritare, mekanizmin elastik në treg dhe me talentet më të mirë në degë, uebsajti "People" konsiderohet optimist në perspektivën e tregut aksionar.

Specialistët kinezë të internetit, thonë se hyrja në tregun aksionar të uebsajtit "People", është një shenjë simbolike për funksionimin tregtar të uebsajteve kineze zyrtare, që të përparojnë më fushën e internetit.

Profesor i Universitetit Qendror të Financave dhe të Ekonomisë të Kinës, Wei Pengju tha se pas hyrjes në treg të uebsajtit "People", edhe uebsajte të tjera zyrtare kineze të lajmeve do të kërkojnë hyrjen në treg.

Kështu jo vetëm do të tërhiqen kapitale, por do të vijnë edhe koncepte dhe ide të reja për funksionimin e mekanizmit tregtar. Krahas këtyre, portalet kineze do të kenë konkurrencë më të ashpër në lajme, gjë që do të nxitë cilësinë e ndikimet e tyre.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China