PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtatë rregulla të reja për të rënë në peshë
2012-02-23 16:09:57 cri Printoni

6. Shoqërojeni darkën me një gotë verë

Arsyeja: Mëlçia nuk prodhon shumë glukozë.

Alkooli ka tipare të veçanta sheqerbllokuese. Mëlçia normalisht e shndërron një pjesë të yndyrës dhe proteinës në gjak në glukozë, e cila i shtohet glukozës të krijohet nga karbohidratet. Por pirja e alkoolit gjatë të ngrënit ndalon përkohësisht prodhimin e glukozës nga mëlçia. Një sasi normale birre, vere të kuqe a të bardhë ose një liker i fortë e pakësojnë sheqerin e krijuar në gjak nga amidoni që konsumojmë në një vakt të zakonshëm me rreth 25 për qind.

Kjo nuk do të thotë që duhet të rrëkëlleni disa pije bashkë (sidomos nëse keni diabet, pasi pirja e disa pijeve njëherësh mund të shkaktojë hipoglicemi). Alkooli jo vetëm përmban kalori, por edhe vonon ndjesinë e plotësi, kështu që prireni të mbingopeni dhe të dendeni me kalori. Bëni veçanërisht kujdes të shmangni koktejet e bërë me përzierës të ëmbël, që janë një burim tjetër sheqeri.

7. Hani ëmbëlsira vetëm në fund të bukës

Arsyeja: Të gjitha sa më lart.

Po të hani ëmbëlsira me stomak të zbrazët, asgjë nuk e pengon sheqerin të shkojë drejt e në gjak: s'ka yndyrë, s'ka fibra të tretshme, s'ka proteina, s'ka uthull. Por nëse i lini ëmbëlsirat në fund të vaktit, i keni të gjitha këto për t'u mbrojtur. Nëse doni ta mbani sheqerin në gjak të njëtrajtshëm, shmangni me çdo mënyrë ngrënien e ëmbëlsirave midis vakteve, por nëse e keni të pamundur këtë, të paktën hani jo më shumë se ç'mund të mbani në pëllëmbën e dorës. Ndërsa ndonjë karamele pas një vakti do të ketë më pak efekt në sheqerin në gjak dhe insulinën, dhe mund të jetë mjaft e këndshme.


1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China