PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtatë rregulla të reja për të rënë në peshë
2012-02-23 16:09:57 cri Printoni

A nuk do të dëshironim të gjithë që, në vend të mbllaçisnim diçka gjatë gjithë kohës, trupi ynë të përdorte vetëm dhjamin që kemi ruajtur tashmë?

Një nga arsyet pse nuk ndodh kjo lidhet me dietën tonë. Kur hamë niseshte dhe sheqer të rafinuar, këto ushqime hyjnë në gjak shpejt, duke shkaktuar një ngritje të madhe të nivelit të sheqerit. Pastaj trupi ynë prodhon hormonin e insulinës për ta çuar sheqerin prej gjakut në qeliza. Por me kalimin e kohës sasia e tepërt e insulinës mund t'i bëjë qelizat e muskujve të humbin ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni, duke çuar në diabet dhe sëmundje të zemrës. Ndryshe ndodh me qelizat dhjamore, që mbeten gjithmonë të ndjeshme. Nivelet e larta të insulinës e bllokojnë dhjamin në to, ndaj nuk mund ta përdorim këtë dhjamë për energji.

Atëherë, si mund ta ndryshojmë këtë gjendje e ta bëjmë trupin të punojë përsëri më së miri? Fatmirësisht nuk nevojitet ndonjë dietë e skajshme. Hapi i parë është ulja e nivelit të lartë të sheqerit në gjak që sjell rritjen e madhe të insulinës. Përgjegjësja kryesore për këtë nivel të lartë sheqeri është amidoni ose niseshtja, domethënë, ajo lëndë nga e cila janë të përbëra patatja, gruri, orizi, misri e drithëra të tjera. Ndaj mund të heqim dorë tërësisht nga bukë e bardhë, makaronat, petullat, biskotat dhe ëmbëlsirat. Por nuk do të ishte më mirë sikur të gjenim një mënyrë për ta zgjidhur problemin pa i eliminuar plotësisht ato?

Dhe ja tek vjen lajmi i mirë: ka një mënyrë të tillë. Mund t'i pakësojmë ndikimet e shtimit të sheqerit në gjak duke përfituar nga lëndët natyrore në ushqime që ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve dhe hyrjen e tyre në gjak. Ja shtatë rregulla për të rënë në peshë duke shfrytëzuar aftësinë e ushqimeve që mund të ngadalësojnë natyrshëm thithjen e sheqerit, kështu që mund të vazhdojmë të hamë ushqimet që duam.

1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China