PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtatë rregulla të reja për të rënë në peshë
2012-02-23 16:09:57 cri Printoni

1. Hani diçka të yndyrshme 10-30 minuta para vaktit kryesor

Arsyeja: Do të ndiheni të ngopur më gjatë.

Në dalje të stomakut ka një unazë muskulore, e quajtur valvula pilorike. Ajo rregullon shpejtësinë me të cilën ushqimi del nga stomaku dhe hyn në zorrën e vogël. Mund t'i dërgoni kësaj valvule një mesazh për ta ngadalësuar punën e vet.

Yndyra shkakton një refleks që ngushton valvulën dhe ngadalëson tretjen. Edhe pakëz yndyrë, që mund të sigurohet lehtas nga një grusht arra ose një copë djathë, bën punë, me kusht që ta hani përpara vaktit kryesor.

2. Fillojeni ngrënien me një sallatë

Arsyeja: Ajo thith niseshtenë dhe sheqerin.

Fibra e tretshme e tulit të bimëve si fasulet, karrotat, mollët dhe portokajt, fryhet si një sfungjer në zorrë dhe e thith niseshtenë e sheqerin në hapësirat mes molekulave të saj. E tretshme do të thotë e zbërthyeshme, dhe vërtet, fibra në fund shpërbëhet, duke çliruar glukozë. Megjithatë, kjo kërkon kohë. Glukoza depërton në gjak ngadalë, kështu që trupi ka nevojë më pak për insulinë. Një mënyrë e mirë për të marrë mjaftueshëm fibër është që të hani sallatë mundësisht para e jo pas ngrënies së ushqimeve me amidon.

1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China