PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtatë rregulla të reja për të rënë në peshë
2012-02-23 16:09:57 cri Printoni

3. Pini pak uthull

Arsyeja: Ngadalëson kthimin e amidonit në sheqer.

Përmbajtja e lartë e acidit acetik në uthull çaktivizon amilozën, një enzimë që e kthen amidonin në sheqer. (Nuk ka rëndësi se ç'lloj uthulle përdorni.) Meqë vepron vetëm mbi niseshtenë, nuk ka ndikim në thithjen e sheqerit të rafinuar. Me fjalë të tjera, uthulla ndihmon vetëm nëse hani bukë, por jo karamele. Por ka edhe një përfitim tjetër: uthulla gjithashtu rrit ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës.

Uthulla duhet përdorur në fillim të vaktit. Hidhjani sallatës ose shtirini nja dy lugë prej saj mishit ose perimeve. Uthulla i jep shije ushqimit si kripa.

4. Hani ushqim me proteina

Arsyeja: Nuk do të sekretoni shumë insulinë.

Ka një paradoks: Doni të pakësoni nivelin e insulinës, por, për ta bërë këtë, duhet të sekretoni insulinë më mirë herët se vonë. Është si puna e zjarrfikësve. Sa më shpejt të jepet alarmi, aq më pak zjarrfikës lipsen për të shuar flakët.

Edhe pse proteinat nuk përmbajnë glukozë, ato shkaktojnë një "fazë të parë përgjigjeje të insulinës", që ndodh aq shpejt, sa e pengon shtimin e sheqerit në gjak më vonë dhe ul sasinë e insulinës që ju nevojitet pas një vakti. Prandaj, hani mish bashkë me makaronat.

1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China