Kina: a do të pengohet zhvillimi i vendit nga provokimi i Indisë?

2017-07-07 19:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Metoda

Kjo nuk është hera e parë që India i ankohet ShBA-së për Kinën. Në vitin 1998 kur India bëri eksperimentin bërthamor, ish-kryeministri Vaxhpaji i shkroi Klintonit se "kërcënimi nga Kina" e nxit Indinë të zhvillojë armët bërthamore.

Po kësaj here? Mos vallë Modi lëshoi "kërcënimin nga Kina" për të blerë teknologjinë e pajisjet e përparuara të mbrojtjes nga ShBA? Apo për të treguar vlerën e Indisë në ekuilibrimin me Kinën në Azi-Paqësor?

Një qëllim i tillë, Modi e realizoi gjatë vizitës së tij në ShBA. Në deklaratën e përbashkët midis Indisë dhe ShBA-së, ritheksohet strategjia e ShBA-së në Indi, që partneriteti i gushtë indiano-amerikan është bërthama e paqes e stabilitetit të këtij rajoni. ShBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Indinë të bëhet anëtar i Grupit të Funizuesve Bërthamore si dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Krahas këtyre, Donald Trumpi premtoi të vazhdojë bashkëpunimin e mbrojtjes të nivelit të lartë me Indinë, si partner kryesor i mbrojtjes.

Meqe Modi realizoi qëllimin e tij gjatë vizitës në ShBA, pse ai nuk tërhoqi trupat nga kufiri me Kinën?

Tjetër hamendje është se Modi orvatet t'i drejtojë bisedimet midis Indisë dhe Kinës për kufirin, sipas mendimit të Indisë. Gjatë vizitës së tij në Kinë më 2015, Modi përmendi dy herë se do të sqarojë vijat kufitare aktuale dhe i kërkoi presidentit kinez Xi Jinping të rinisë procesin për to.

Por pala kineze është për masat komplekse për kontrollin dhe administrimin e kufirit për të siguruar rendin dhe paqen, por jo ndërmarrjen e nje mase të vetme për sqarimin e vijave të kufirit aktual. "Të dyja palët mund të provojnë për të arritur një marrëveshje për veprimet në zonën kufitare."

Hamendja e tretë ka një ngjyre "komploti". Mos vallë India do ta përsërisë aneksimin e Sikkimit dhe ta kthejë Bhutanin në një tjetër provicë të Indisë?

Erdhi koha të provohet mençuria e familjes mbretërore të Bhutanit.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore