Kina: a do të pengohet zhvillimi i vendit nga provokimi i Indisë?

2017-07-07 19:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Historia

Historikisht, në radhë të parë duhet të jemi të qartë ç'është "pjesa Sikkim e kufirit Kinë-Indi"?

Kjo zone kufiri u përcaktua sipas "Traktatit midis Kinës dhe Britanisë mbi Tibetin dhe Indinë" i nënshkruar në vitin 1890, i cili ndau kufirin midis Tibetit dhe Sikkimit. Pas aneksimit të Sikkimit nga India në vitin 1975, kjo zone ndarëse u bë kufiri midis Kinës dhe Indisë.

Sipas këtij traktati, kufiri midis Tibetit dhe Sikkimit është maja e një mali, që është vija e kuqe në fotografinë e paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës më 29 qershor.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës shprehet shumë qartë, "sipas këtij traktati, zona Doklam i përket territorit kinez dhe vija kufitare është shumë e qartë në këtë zonë. Ushtria indiane kapërceu kufirin kombëtar dhe hyri në territorin e Kinës, ky është nje fakt i pamohueshëm. Ky veprim i ushtrisë indiane shkeli traktatin historik dhe gjithashtu ra në kundërshtim me premtimet e qeverive të ndryshme të Indisë."

Nga harta e mësipërme shihet se ushtarakët kapërcyen kufirin kombëtar dhe hynë në zonën Doklam të Kinës. Kjo zonë ndodhet në pjesën jugore të rajonit autonom Xizang (Tibet) dhe është zona kufitare midis Kinës, (provincës Sikkim të) Indisë dhe Bhutanit. India dhe Bhutani janë dy vende fqinje të Kinës që nuk nënshkruan marrëveshjen e kufirit të qartë. Bhutani nuk ka vendosur akoma marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Traktati midis Kinës dhe Britanisë mbi Tibetin dhe Indinë u nënshkrua para mbi 100 vjetëve dhe kufiri u përcaktua jo në mënyrë të saktë. Megjithatë, zona Doklam ka qenë territori i Kinës dhe është kontrolluar nga Kina. Në shekullin e kaluar, banorët ne kufi të Bhutanit, që kullotnin bagetite në Doklam duhet të merrnin leje nga pala kineze dhe të paguanin taksa.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të pandërprera në pjesën lindore të kufirit Kinë-Indi, në pjesën Sikkim nuk ndodhi asnjë kundërvënie midis dy palëve. Në fakt, Kina dhe India janë të një mendimi se të dyja vendet nuk kanë mosmarrëveshje në pjesën kufitare Sikkim. Në fillim të vitit 2017, ambasadori i Kinës në Indi deklaroi se dy vendet mund të konsultohen për traktatin e kufirit për pjesën Sikkim, që të arrihet rezultati fillestar i bisedimeve të kufinjve. Edhe në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë nuk paraqitet asnjë dyshim për sovranitetin e zonës Doklam.

Atëherë, pse India fabrikoi befasisht kete ngjarje?

1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore