Kina: a do të pengohet zhvillimi i vendit nga provokimi i Indisë?

2017-07-07 19:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kontrolli

Kjo ka të bëjë me një faktor real: Bhutani është nën kontrollin e Indisë.

Më 30 qershor, Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë e shpjegoi në një deklaratë se: "Me kërkesën e Forcës Tokësore Mbretërore të Bhutanit", trupat indiane veprojnë me iniciativë në vend të Bhutanit.

Në deklaratë thuhet se rruga e ndërtuar nga pala kineze do të hyjë në territorin e Bhutanit dhe Bhutani kërkon të kthehet në gjendjen para 16 qershorit 2017. "Në bazë të traditës së konsultimeve midis familjes mbretërore të Bhutanit dhe qeverisë së Indisë në ngjarjet me interes të përbashkët dhe pas koordinimit me familjen mbretërore të Bhutanit, shtetasit indiane në zonën Doklam i rezistojnë palës kineze dhe kundërvënia vazhdon."

Në deklaratë shpjegohet edhe veprimi "zemërgjerë" i Indisë se "Ndërtimi i rrugës do të ndryshojë shumë gjendjen aktuale dhe do të përbëjë rrezik serioz për sigurinë e Indisë".

Megjithëse India tha se veprimi i saj vjen nga kërkesa e Bhutanit, në deklaratën e Bhutanit nuk përmendet fare se ka nevojë për veprimin e Indisë, madje as nuk flitet për konsultimet me Indinë.

Por Bhutani, nën kontrollin despotik të Indisë, nuk guxon ta sqarojë faktin, që të mos prekë hegjemonistin e Azisë Jugore.

Para zgjedhjeve të përgjithshme të Bhutanit në korrik 2013, India shpalli brutalisht se do të ndalonte subvencionin për gazin dhe diezelin e përdorimit civil. Ky veprim shkaktoi menjëherë humbjen në zgjedhjet të partisë në fuqi, Partisë së Paqes e Lulëzimit. India veproi kështu, sepse një vit më parë kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i atëhershëm Jigmi Thinley u takua me kryeministrin kinez Wen Jiabao në Konferencën e Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së.

Njëkohësisht, për shkak të pozicionit gjeografik shumë të rëndësishëm, India e ka quajtur dislokimin e ushtrisë kineze në zonën Doklam si "kërcënim".

Nje tjetër faktor real është interesant, pse kundërvënia në mes të qershorit "u nxorr në shesh" në fund të qershorit, pikërisht gjatë vizitës së Modit në ShBA? Kundërvënia ushtarake në një zonë të shkretë filmua në video vetëm nga pala ushtarake, por si arritën mediat private indiane të marrin videon?

E vetmja mundësi është që video u shpernda per mediat nga pala zyrtare.

Pse pala zyrtare e Indisë vepron kështu?

1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore