Kina: a do të pengohet zhvillimi i vendit nga provokimi i Indisë?

2017-07-07 19:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në konferencën e shtypit më 3 korrik, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se zona Doklam i përket Kinës që nga lashtësia dhe ka qenë nën kontrollin efikas të Kinës. Sovraniteti i kësaj zone nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Për të mbuluar kapërcimin ilegal të kufirit kombëtar, pala indiane shtrëngoi faktin dhe ngatërroi të bardhen me të zezën, pa përfillur sovranitetin e pavarur të Bhutanit. Por këto orvatje të Indisë janë kot.

Lidhur me këtë, edhe Zhu Heping, gjeneralmajor i forcës ajrore të Kinës dhe ish-zv/rektori i Institutit të Komandes se Forcës Ajrore vuri në dukje ditët e fundit se kjo kundërvënie nuk është më seriozja në historinë e marrëdhënieve kino-indiane, ku nuk kanë munguar mosmarrëveshjet kufitare. Tani palët e ndryshme indiane reagojnë ashpër për këtë ngjarje, sepse me fuqizimin e potencialit kompleks, Kina po ndërton shumë objekte infrastrukturore, energjetike dhe të komunikacionit në pjesën jugore të rajonit autonim Xizang (Tibet). Këto ndërtime kanë ngjallur shqetësimet e palës indiane dhe kësaj here, në fakt kemi të bëjme me provokim nga pala indiane. Por a mund të pengohen hapat e zhvillimit të Kinës nga një numër i vogël ushtarakësh dhe automjetësh indiane? Sigurisht, qe jo. (Wang Lei)


1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore