Kina: a do të pengohet zhvillimi i vendit nga provokimi i Indisë?

2017-07-07 19:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

"India dhe Kina kanë shënuar kundërvënien më të gjatë pas vitit 1962."

Në njoftimin e 3 korrikut të gazetës "Indian Express" thuhet se ka zgjatur afro një muaj kundërvënia midis palës ushtarake indiane dhe asaj kineze në zonën Doklam dhe të të dyja palët kanë shtuar forcat ushtarake në front. Sipas kësaj gazete, kundërvënia kësaj here në zonën Doklam bëhet ngjarja më serioze pas luftës në kufirin midis Indisë dhe Kinës në vitin 1962.

Njëkohësisht, shefi i Shtabit të Forcës Tokësore të Indisë deklaroi se: "India po përgatitet për luftë përballë kërcënimeve të sigurisë nga Kina, Pakistani dhe në vend." Ai theksoi gjithashtu se India e sotme është ndryshe nga ajo e vitit 1962".

Pse indianët përmendin shpeshherë vitin 1962? Çfarë ndodhi atë vit?

Në vitin 1962 shpërtheu lufta e vetëmbrotjes në kufirin midis Kinës dhe Indisë, që përfundoi me "humbjen e ashpër" të Indisë.

Kësaj here, si është kundërvënia në kufirin Kinë-Indi?

Ngjarja

Kjo kundërvënie filloi qysh nga 16 qershori. Sipas palës indiane, "kryeministri Narendra Modi dëgjoi raportimin e ministrit të Jashtëm, i cili tha se pala kineze prishi me buldozer bunkerët e Indisë, por repartet ushtarake të të dy palëve nuk patën grindje dhe konflikte të drejtpërdrejta."

Por në njoftimin e 28 qershorit të gazetës indiane "Industan Times", referuar shefit të Shtabit të Forcës Tokësore të Indisë thuhet, "Territori i Indisë nuk shkelet".

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Kinës iu përgjigjën se ngjarja u shkaktua nga veprimi i forcave indiane të kufirit, të cilat kaluan pjesën Sikkim të kufirit Kinë-Indi dhe hynë në territorin e Kinës, për të penguar ndërtimin e rrugës nga ushtarakët kinezë në zonën Doklam.

Nga një fotografi e paraqitur nga zëdhënësi i diplomacisë kineze Lu Kang shihet qarte se ushtarakët e automjetet indiane kaluan kufirin kombëtar dhe hynë në territorin e Kinës. Kjo fotografi u bë më 18 qershor.

Shefi i Shtabit të Forcës Tokësore pranoi se "India nuk shkelet", por perse deklaroi me ton te fortë përgatitjen për luftë dhe shtoi se "India nuk është më ajo i vitit 1962"?

Kjo lidhet me faktorë hisorike dhe aktuale.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore