Qysh nga lashtësia, Qinghefang ka qenë zonë e lulëzuar në Hangzhou. Në dinastinë Song, këtu ka banuar kryetari i kësaj zone Zhang Jun me titull Qinghe, prandaj kjo zonë u quajt Qinghefang. Gjatë dinastisë Song jugor, në Qinghefang kishte shumë dyqane, restorante, çajtore etj., dhe këtu ndodhen qendrat politike, kulturore e tregtare të Hangzhout. Këtu ndodhen shumë dyqane të vjetër si dyqani i shitjes së ventilatorëve Wangxingji, dyqani i gërshërëve Zhangxiaoquan, dyqani i proshutës Wanlong, dyqanet e ilaçit Huqingtang, Hangfuchuntang, Yezhongdetang, Zhonghetang, restorante Zhuangyuanguan, Wangruixing, dyqani i floririt Yijuan, dyqani i ushqimeve të vogla Jingyanguan dhe restoranti për supën me mish qengji.