Pusi i Dragoit ndodhet në perëndim të liqenit Xihu të qytetit Hangzhou. Ky pus ka formë rrethore dhe në kohën e thatësirës ai vazhdon të ketë ujë. Në Kinën e lashtë ishte krijuar mendimi se ky pus lidhet me detin, në këtë pus ka dragonj, prandaj ka marrë dhe këtë emër. Ky pus një nga 4 puset më të njohura të qytetit Hangzhou. Çaj jeshil i prodhuar në këtë vend gjithashtu ka marrë emrin e pusit"Dragon". Ka 3 lloje çajesh "Dragon", si çaji Xihu, çaji Qiantang dhe çaji Longjing. Në provincën Shangdong, Jilin dhe qytetin Shangai gjithashtu ka çaje po me këtë emër.