Rruga "Shantang" e Suzhout fillon në lindje nga ura Duseng në Çangmen dhe shkon drejt perëndimit deri në urën Wangshan të malit Huqiu. Gjatësia e rrugës është rreth 7 li (rreth 3.5 kilometra), prandaj në Suzhou ka një fjalë popullore "Rruga Shantang 7 li e gjatë lidhet me Huqiu". Rruga "Shantang" filloi të ndërtohej në dinastinë Tang dhe deri sot ka një histori mbi 1100 vjeçare. Kjo rrugë është quajtur gjithnjë si "rruga numër një e Suzhout".