ANDI BEJTJA
20 tetor Jinan
Në ditën e tretë në Jinan vizituam qendrën historike. Në fakt nuk ishte dhe aq impresionuese edhe pse kishte shumë histori dhe ujëra burimesh që rridhnin anash. Problemi qëndronte në faktin sipas meje se zona e qytetit të vjetër nuk ishte e ndarë nga zona e re ku ndërtimet e reja me godina të vjetra përreth ia mbysnin bukurinë qendrës së vjetër.
Sot vizituam gjithashtu dhe një kompani të madhe softëaresh dhe gjithashtu një kopani tjetër që Inpurs që kishte një kohë të gjatë në treg dhe që ishte lider në prodhimin e materia leve dhe softëareve komjuterike për ushtrinë. Këto mund të jenë impresionuese për vetë kinezët, po për europianët apo më mirë të themi një turist normal europian këto nuk kanë ndodnjë vlerë të veçantë. Mendoj se do të ishte interesante nga pikëpamja turistike duke mbetur gjithmonë tek fusha e teknologjisë udhëtimi me një tren të shpejtë kinez që janë trenat më të shpejtë në botë.
Gjithsesi dhe kjo ditë nuk ishte fare pa surpriza. Vizita në Kompaninë e Makinave Geely ishte impresionuese. Fabrika ishte gjigande, gjithçka e robotizuar në kushte optimale dhe me fjalën e fundit të teknologjisë. Kjo kompani kishte filluar prodhimin e tipeve të ndryshme të makinave dhe eksportonte një pjesë të madhe jashtë. Gjithashtu çrime ishin tejet të lira në krahasim me prodhimet europiane. Për cilësinë nuk mund të flas, megjithse vetë i dhashë një makine, fatkeqësisht nuk e fiksova çfar motori kishte, sa kubik, megjithatë ishte një makinë luksi që kushtonte vetëm 10 mijë euro. E pamendueshme!