Luan guri
Dritare
SHËNIME NGA LUOYANGDITA E TRETE
ANDI BEJTJA
17 tetor 2010
Në mëngjes morëm rrugën për "Luginë Longtan" që ndodhet në Xinan të provincës Henan, një park gjeologjik botëror, 70 kilometra në lindje të qytetit Luoyang. Më bën përshtypje pastërtia e qytetit dhe në orët e para pashë punëtorë që pastronin rrugët. Por, sa më shumë i largohemi qendrës së qytetit aq më shumë shtohen peisazhet e zymta me godina të palyera. Duket fare qartë që e gjithë kjo zonë ka qenë një zonë rurale e industrializuar kohët e fundit. Dhe fytyrat e njërëzve fillojnë të ndryshojnë janë më të rreshkura dhe më të nxira nga dielli.