PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e dytë në Luoyang [16 tetor 2010]
2010-10-16 22:33:38 cri komenti juaj Printoni

SHËNIME NGA DiTA E DYTË NË LUOYANG

ANDI BEJTJA

16 tetor 2010 Edhe po të kesh informacion paraprak për qytetin Luoyang, sërish mund të gënjehesh shumë lehtë, po nuk i preke gjërat me dorë vetë. Godinat e reja shumëkatëshe dhe rrugët e gjera të asfaltuara mirë si në metropolet kryesore europiane apo amerikane të japin përshtypjen se ke të bësh me një qytet urban administrativ, aspak misterioz, i cicli nuk ka asnjë të papritur për nga pikëpamja historike apo kultorurore. Madje, dhe njerëzit nxitojnë me një ritëm më të shpejtë se banorët e qyteteve turistike, duke të lënë përshtypjen se nën këmbët e këtij qyteti nuk ka asgjë përveç asfaltit të shtruar me kujdes.

Por, e vërteta është krejt ndryshe, madje shokuese. Sot në mëngjes, duke rënë pre e kësaj pamje brokratike godinash shumë katëshe, për pak sa nuk i pyeta organizatoret e CRI-së, se pse na kishin sjelle në këtë qytet. Këtë ide e përforcoi gabimisht dhe vizita e parë në një kompleks gjigand lojërash, i cili fillimisht na dha idenë se se krenaria e banorëve të këtushëm ishte industria dhe sporti.Por, pas dy tre orësh vizita nëpër rrënoja të vjetra, nëpër tempuj shenjtësh dhe perandorësh, nëpër muzera që ruajnë objekete disamijëra vjeçare dhe rrëfejnë në detaje historinë e dinastive të ndryshme, e kupton se ky është djepi i lashtësisë dhe kulturës kineze. Nuk mund të pretendosh të njohësh historinë dhe kulturën e Kinës pa ardhur në këtë qytet dhe sigurisht një ditë është e pamjaftueshme.

Banorët e qytetit pavrësisht industralizimit, janë të ndërgjeshmë për vlerat kulturore dhe i ruajnë ato me fanatizëm. Sot grupi i gazetarëve të ftuar nga CRI bashkë me pushtetatrë lokalë drekuan në një restorant karakterisitik, pranë një porte antike Lijing, ku pronari i lokalit ishte në të njëjtën kohë dhe një mjeshëtër i madh i pikturës në porcelain, Guo Aihe. Ai punonte me tri ngjyrat e famshme të njohura të dinastisë Tang, ishte tejet unik fakti që restoranti ishte ngjitur me galerinë e mjeshtrit të madh, Sancaiyi, ku ishin ekspozuar disa nga punimet e tij me porcelan. Ne vizituam galerinë dhe mbetëm pa fjalë. Pikturat e punuara në porcelan me tematike të ndryshme ku gërshetohej lashtësia me aktuallitetin na lanë pa fjalë. Mjeshtri i madh na shoqëroi vetë duke na shpjeguar në detaje çdo punim duke treguar një dashamirësi mahnitëse. Për një moment pata dëshirë ti blija të gjitha punimet e tij në galeri.

Gjatë drekës me pushtetarët lokalë diskutuam për zhvillimin e qytetit dhe turismin. Sipas tyre qyteti me më pak se 7 milionë banorë pret në vit rreth 70 milionë turistë, një shifër shokuese për mua dhe e pabesueshme, pasi 10 turistë për një banor, statistikë kjo që nuk e ka asnjë vend europian. Por më pas u sqaruam dhe kuptuam se flisnim për koncepte të ndryshme. Koncepti im për turismi është një i ardhur që kalon të paktën një natë në hotel, ndërsa për pushtetarët lokalë turist quhej ai që vinte të paktën nga 80 kilometra larg. Një nga pushtetarët më sqaroi se qyteti Luoyang lidhe nga të katra anët me transportet më moderne me qytetet e tjera, parve të tjerave dhe me trenat e shpejtë kinezë, teknoligjia e të cilavë sot është më e përparuara në botë. Ky turizëm i brendshëm është dhe fakti që megjithëse është rritur numri i turiatëve të ardhurat nga turizmi kanë ngelur pak a shumë të njëjta. Të binte në sy fakti se ndryshe nga cthuhet në disa media perëndimore, si pushtetarët lokalë ashtu edhe banorët ishin të hapur të flisnin me gazetarët e huaj si për të mirat ashtu edhe për të këqiat e jetës në Kinë, por në përgjithësi të gjithë ishin të kënaqur për kohën që po jetonin dhe për zhvillimet e vrullshme ekonomike që po jetonin.

 E teksa për Luoyang mund të thuhet që është një qytet mbresëlënës, nga këndvështrirmi i një turisti perendimor, mund të thuhet se problemet e vetme kanë të bëjnë me mungesën e tabelave orientuese anglisht nëpër rrugë. Mbetet e vështirë për një tirist ndërkomëbëtar të vi i vetëm në këtë qytet pa u lidhur me një agjensi lokale. Nuk e di në mos gaboj, por nuk pashë dhe asnjë kioskë infromacioni për turistët, ku të jepën informazione pa pagesë për destiancionet turistike brenda qytetit apo harta. Mbetet shumë pak për të bërë dhe ky qytet me peshë të veçantë në historinë e Kinës, mund të presë me të vërtetë 70 milionë turistë.

9 shtatori, sipas kalendarit bujqesor kinez, është Dita e Pleqeve, kur muzetë në qytetin Luoyang hapen falas për të moshuarit 

1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China