PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shënime nga Luoyang [15 tetor 2010]
2010-10-15 23:16:52 cri komenti juaj Printoni

SHËNIME NGA LUOYANG

DITA E PARË

15 tetor 2010

 

Andi Bejtja

Në Luoyang mbërritëm pasdite dhe ishte e pamundur të krijoje një përshtypje të qartë se çfar qyteti ishte. Ajo që më bëri përshtypje sapo autobusi u fut ne qytet, ishte fakti se ndryshe nga Lijiang, ky qytet kishte nje mirëqenie më të lartë rrugët më të astlatuara, dukej qartë që kishim të bënim me një qytet të industrializuar. Në internet kisha lexuar se Luoyang ishte një qytet shumë i rëndësishëm përsa i përket kulturës dhe trashëgimisë kulturore me një histori gati 4000 vjeçare. Por, i mahnitur nga paqja dhe harmonia e natyrës në Lijiiang, nuk isha shumë i qartë se si mund të bashkëjetonin industustria e rëndë me turizmin. Vetëm 5 minutat e para në këtë qytet dhe kuptohej fare qartë nga fabrikat anash rrugës se Luoyang ishte një qytet turistiko-industrial.

Këtë pyetje i bëra dhe nënkryetarit të Bashkisë gjatë konferencës për shtyp. Si mund të bashkejetonte turizmi me industrinë e rëndë: Nënkryetari i Bashkisë u tregua i sinqertë duke pohuar se ky ishte problemi më i madh për qytetin dhe foli për një strategji afat shkurtër, që kishte të bënte me zhvendosjen e fabrikave në qendër, rritjen e pyllëzimit, etj. Kam ndejtur shumë pak në këtë qytet për të shkruar më gjatë. Jam kurioz të shoh si bashkëjeton industria me turizmin dhe çmendojnë turistët e huaj në lidhje me këtë shartim të vecantë.

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China