PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e dytë në Lijiang [14 tetor 2010]
2010-10-15 11:18:23 cri komenti juaj Printoni
DITA E DYTE NE LIJIANG

SHENIME NGA ANDI BEJTJA TV KLAN

14 tetor 2010

Dita e dytë në Lijiang më gjeti me të njëjtën gjendje shpirtërore si një ditë më parë, spirituale pozitive. Duke kundruar peisazhin në mengjes, një rafshnaltë e stërmadhe në 2400 metra lartësi, por sërish e rrethuar me male, në një pjesë të të cilave bora nuk zbret kurrë dhe mjegulla e gjen veten rehat, është fare qartë se janë këto elementë që të mbajnë në një gjendje hyjnore, por dhe buzëqeshjet e ngrohta dhe fytyrat e paqta të banorëve. Gjithashtu, sot kuptova, se që ta shijosh Lijiang duhen të paktën 10 ditë, pasi është e pamundur të zbulosh kulturën dhe traditën e dhjetra kombësive e minoriteteve.

maliYulong

E teksa qytezat e vjetra, muzetë, afreskat murale tashmë mu bënë familjare, mendoj se ja vlen të vish në Lijiang e ta marrësh rrugën për të ardhur këtu nga kudoqofsh nga Europa, Amerika, apo Australia qoftë dhe vetem për një gjë: Për të ndjekur shfaqjen madhështore IMPRESSION LIJIANG, të drejtuar nga regjisori Zhang Yimou, një performnacë natyrale, në një amfiteatër ekologjik, një performance unike në botë e kryer në një lartësi 3100 metra.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China