PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shënime nga Lijiang
2010-10-14 16:33:32 cri komenti juaj Printoni

tregtore

Hyrja për në qytetin e vjetër qe një suprizë më vete. Rrugicat me kalldrëm dhe dyqanet prej druri me një histori 800 vjecare, ngjanin disi me rrugët në Pazarin e vjetër të Krujës, por të restauruara shumë herë më mirë dhe shumë më sharmante. Tashmë kishte filluar pushteti i drurit dhe i kalldrëmit, pushtet i cili arrinte kulmin tek rezidenca e udheheqësit MU, një perfeksion arkitekturor i ngritur rreth shekuj më parë, i shkatërruar nga tërmeti në vitin 1996 dhe i restauruar më së miri një vit më vonë. E njëjta frymë arkitekturore si ë rezidencën e udhëheqësit MU, mbizotëron në të gjithë qytetin e vjetër. Qyteti është ndërtuar gjatë perandorisë NAXi, një komunitet prej 200 mijë banorëshqë edhe tani i ruan me krenari traditat. Edhe baret në qyetetin e vogel ndjekin këtë traditë. Ata janë të vegjël, por të hapur, me çati antike të ndarë nga një kanal i vogël uji. Rrugicat janë të ngushta, siç thueht të bërë enkas për të ngushtuar distancën ndërmejt mendjes së njerëzve. Baret dhe pubet antike janë perfektë për një turist amerikan apo europian, pasi mund të ulen dhe mund të vështrojnë gjithcka përreth si dhe baret dhe pubet përballë.  

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China