Nëse dini anglisht, frëngjisht, italisht ose rusisht, ju mund ta porositni përkthyesin në panair, duke i dhënë një pagesë ditore.
Nëse doni përkthyes të gjuhës shqipe, RJK-ja do t'ju ndihmojë, duke ju dërguar një përkthyes të shqipes për t'ju shoqëruar gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në Kinë.
Si tregtarë të huaj që do të vizitoni panairin, nëse jeni regjistruar me ftesën e panairit, duhet të paguani 200 juanë për të blerë kartën IC, kjo kartë mund të përdoret gjithmonë, në çdo edicion të panairit.
Në qoftë se vini pa ftesën e panairit, si tregtarë të huaj ju duhet të paraqitni pasaportën, kartëvizitën e fotografinë tuaj, si dhe të paguani 100 juanë.
Kurse kinezët pa ftesën e panairit duhet të paguajnë 300 juanë për vizitën njëditore në panair, duke përfshirë edhe përkthyesin kinez të marrë nga tregtarët e huaj, si dhe 30 juanë për kartën e hyrjes.
Gjatë qëndrimit ose udhëtimit në Kinë, ne ju propozojmë të gjeni një përkthyes të gjuhës shqipe që t'ju shoqërojë gjatë ditëve të qëndrimit në Kinë, sepse pa ndonjë shoqërues të sinqertë kinez, ju mund të mashtroheni nga ndonjë i panjohur.
Ju duhet të keni kujdes edhe për ruajtjen e mirë të pasaportës suaj, ka biznesmenë shqiptarë që e humbasin pasaportën. Nëse ju humb pasaporta gjatë qëndrimit në Kinë, atëherë ju duhet të shkoni te ambasada shqiptare në Pekin në këtë adresë:
Rruga "Guanghualu", Nr. 28
Nr. telefoni: 65321120
Kërkojini sekretares së ambasadës shqiptare në Kinë të shkruajë për ju një dëshmi dhe pastaj shkoni te zyra e administrimit të hyrje-daljeve nga kufiri i Kinës pranë Policisë së Pekinit në këtë adresë:
Bulevardi "Andingmendongdajie", Nr. 2
Nr. telefoni: 84020101
Atje do t'ju japin një leje të përkohshme qëndrimi në Kinë