Thursday  Apr 10th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të udhëtohet për në Kinë?
2010-10-25 09:42:11 cri komenti juaj Printoni

Meqë Kina ndodhet larg Shqipërisë, udhëtimi më i mirë dhe më i shpejtë është me aeroplan. Për të shkuar nga Tirana në Pekin, mund të shfrytëzoni shumë linja të ndërmjetme ajrore, si ato nga Italia, Austria, Hungaria e Turqia. Kështu ju mund të ndiqni itineraret Tiranë – Romë - Pekin, Tiranë – Vjenë - Pekin, Tiranë – Budapest - Pekin ose Tiranë - Stamboll – Pekin, dhe më pas të pritni biletën po në aeroportin e Pekinit për në Guangzhou. Gjithashtu ju mund të udhëtoni edhe nëpërmjet Stambollit për në Shangai dhe pastaj nga Shangai të fluturoni për në Guangzhou.

Bileta më e lirë është nëpërmjet linjës ajrore turke nga Stambolli në Shangai dhe më pas Shangai –Guangzhou. Gjithsesi, informacionet për udhëtimin mund t'i siguroni nga një kërkim i thjeshtë në internet.

Gjatë zhvillimit të Panairit të Guangzhout, bileta nga qytete të ndryshme të Kinës për në Guangzhou është shumë e shtrenjtë. Po qe se keni vendosur të vini në Guangzhou, më mirë ta porositni disa javë përpara biletën e aeroplanit. Ndoshta do të ketë ndonjë përqindje zbritjeje.

Përveç itinerareve të sipërpërmendura, ju mund të ndiqni edhe itineraret Tiranë – Romë – Hong-Kong, Tiranë – Vjenë – Hong-Kong, Tiranë – Budapest – Hong-Kong ose Tiranë – Stamboll – Hong-Kong, Tiranë – Stamboll - Hong-Kong dhe pastaj të udhëtoni me treni nga Hong-Kongu në Guangzhou. Ndoshta këto linja nga vendet evropiane në Hong-Kong dhe pastaj në Guangzhou do të jenë më të lira se linjat nga vendet evropiane në Pekin dhe pastaj nga Pekini në Guangzhou.

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China