Ftesën mund ta merrni drejtpërdrejt nga panairi, nëpërmjet sitit të internetit të Panairit të Guangzhout, në faqet në gjuhët angleze, franceze, italiane ose ruse në këto adresa: http://www.cantonfair.org.cn/en/index.asp
http://www.cantonfair.org.cn/french/index.shtml
http://www.cantonfair.org.cn/italian/index.shtml
http://www.cantonfair.org.cn/russian/index.shtml
Nëse nuk mund ta siguroni ftesën drejtpërdrejt nga siti i internetit i panairit, ju mund të gjeni ftesë me anë të ndonjë kompanie kineze ose kompanie shqiptare që ndodhet në Kinë.
Gjatë marrjes së ftesës nga ndonjë kompani kineze ose shqiptare e regjistruar në Kinë, duhet të keni kujdes të veçantë që ftesa të jetë nga kompani të regjistruara zyrtarisht në Kinë, që të mos merrni ndonjë ftesë false. Sepse, nëse zbulohet nga ambasada kineze në Shqipëri se keni ftesë false, ju do të dënoheni prej saj me një vit ndalimi për marrjen e vizës.