PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alicia Lee, një stiliste premtuese
2016-04-07 15:37:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo quhet Li Kun ( me emër arti Alicia Lee), tashmë e njohur si një ndër stilistet e reja premtuese të Kinës, e cila së fundmi e ftuar në New Zork Fashion Week, duket se ka tërhequr vëmendjen e modës botërore. E lindur në provincën Shandong Li erdhi në Pekin për të studjuar gjuhën angleze, por talenti i saj krijues doli më në pah, ndaj ajo iu drejtua rrugës plot sfida të modës. Ndoshta fati e kishte ndihmuar për të nisur shpejt këtë rrugë pasi ajo punonte si përkthyese e gjuhës angleze në Institutin e Dizajnit Raffles ku dhe krijoi markën e saj të parë të veshjeve "Willow Willow" në vitin in 2008. Atelieja e modës e stilistes Li ndodhet në një nga zonat më modernë të kryeqytetit kinez, pikërisht në Sanlitun.

Në një intervistë për CRI Li flet për eksperiencën e saj si stiliste.

"Quhem Alicia Lee dhe e kam ndërtuar vetë biznesin tim, duke hapur këtë atelie mode që në vitin 2008. Kjo ishte disi e vështirë në fillim,pasi si stiliste e pavarur nuk e kisha të lehtë të furnizohesha me materiale, pasi konkurrohesha nga kompanitë. Por tashmë marka jonë e veshjeve "Alicia Lee" po lulëzon".

Li Kun u përfshi këtë vit dhe në New York Fashion Week, dhe Shanghai Fashion Week. Ndërkohë atelieja ime bashkëpunon me stilistë të tjerë të pavarur si dhe me personalitete. Të punosh në fushën e modës është e vështirë, por ndjen shumë kënaqësi.

Vetë Li tregon se prindërit nuk e mbështetën kur ajo i tregoi se do të niste një rrugë të re profesionale atë të modës. Madje ajo thotë se nuk ka patur mbështetje të madhe as nga miqtë e saj, por me vendosmëri arriti të kalonte të gjitha pengesat me besim të madh në vetvete. Fillimisht Li nisi të dizenjonte bluza prej pambuku për të rinj, por më pas rruga e saj drejt stilimit profesional të veshjeve u hap. Ajo krijoi klientelën e vet dhe kështu nisi veprimtaria e koleksioneve të veshjeve me markën Alicia Lee. Krijimet e Li janë interesante edhe përsa i përket gërshetimit të modernes me traditën kineze. Kjo vërehet më së shumti te materialet që ajo përdor, si lëkurë,mëndafsh, shifon apo fibra bambuje. Veshjet e stilistes së re nisën të pëlqehen kryesisht nga të rinjtë.

Një vajzë me botë të pasur shpirtërore, që i pëlqen shumë historia, Li e ka pasqyruar atë dhe në koleksionet e veshjeve të dizenjuara prej saj. Përsa i përket promovimit Li tregon se ka një bashkëpunim mjaft të mirë me mediat, ndër të cilat revista mode apo website. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China