PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Leon Lai
2016-04-01 16:47:56 CRI Komenti juaj Printoni

Leon Lai-ming, ka lindur më 11 dhjetor të vitit 1966 në Pekin. Ai është aktor dhe këngëtar i pop-it kantonez. Ai tashmë është konsideruar si nja nga "Mbretërit Hyjnorë të Kantopopit" të Hong Kongut. Ai njihet me emrin e skenës "Li Ming" ose "Lai Ming".

Familja e tij ka prejardhjen e largët nga Meksika. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm katër vjeç. Ai u largua me babain e tij kinezo-indonezian drejt Hong Kongut gjatë Revolucionit Kulturor në Kinë. Në moshën 15-vjeçare ai ndoqi kolegjin "Kingsway Princeton College" në Mbretërinë e Bashkuar dhe u rikthye në Hong Kong në moshën 18 vjeçare.

Në vitin 2004, Lai formoi një kompani diskografike të quajtuar, "A Music", East Asia Record Production Company Limited, me Peter Lam. Abumi i parë që mbante firmën e kompanisë së tij u titullua "Dawn".

Në vitin 2005 ai solli producentin e njohur Jonathan Lee nga Tajvani për të punuar mbi albumin e tij në dialektin Mandarin të titulluar "A Story".

Përveç të qënurit aktor dhe këngëtarë ai është përfshirë edhe në shumë fushata bamirësie. Gjatë viteve 90' ai nisi t'i përkushtohej edhe më shumë aktiviteteve të bamirësisë, pasi babai i tij u diagnostikua me kancer. Edhe pse mjekët nuk i dhanë aspak shpresa jete, pas operacionit i ati arriti të mposhte sëmundjen. Kur fondacioni "Cancer Research Foundation" dhe organizatat e OKB-së i kërkuan ndihmë, ai nuk hezitoi por përkundrazi u bë pjesë aktive e tyre.

Puna e tij e parë me UNICEF-in në Kinë ishte mbi projektin e Poliomelitit në vitin 1993. Ai arriti të mbledh një fond të konsiderueshëm falë fansave të tij dhe shitjeve të biletave të koncerteve të tij. Në korrik të vitit 1994 ai u emërua Ambasadori ndërkombëtar i UNICEF-it. Kështu ai u bë hong kongasi i parë që mban këtë pozicion.

Deri në vitin 1994 ai ishte përfshirë në shumë fushata bamirësie madje duke bërë koncerte posaçërisht, që të ardhurat e tyre të shkonin për bamirësi. Duke qënë pjesë e UNICEF-it, ai ka vizituar shumë vende në nevojë si Ruandën, Gansu të Kinës, Brazilin etj. Në dhjetor të vitit 1995 ai u emërua "përfaqësuesi i të rinjve të UNICEF-it" në selinë me qëndër në New York, për kontributin e tij mbi fëmijët në nevojë.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China