20160402CultureBeatP1.m4a |
Ervin Gonxhi dhe Iljard Shaba
Dy talenta, dy muzikantë dhe në të njëjtën kohë dy të rinj shqiptarë të cilët kanë aritur majat e suksesit me veglat e tyre muzikore. Në fakt do të thoja se nuk është shumë e lehtë të kesh karierë në tregun muzikor shqiptarë vetëm me muzikë instrumentale, por këto djem ja kanë arritur më së miri. Ata nuk i qëndrojnë besnikë muzikës klasike, asaj që ata kanë studiuar ne shkollën e arteve, por e remiksojnë dhe e ndërthurin atë me muzikën moderne, pop, house, elektronike etj dhe si rezultat ata sjellin punime vërtetë të mrekullueshme, që kanë bërë publikun për vete. Fillimet e karierës së tyre sigurisht që kanë qënë të vështira, pasi të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë më shumë këngët me tekste, e sidomos ato rep, hip hop, pop dhe RnB. Por kjo rrymë dhe stil i ri muzikor mund të themi pa frikë që ka tërhequr vëmëndjen e tyre. Kështu, ato sot janë ndër instrumentalistat me të kërkuar në lokalet e natës të kryeqytetit shqiptarë dhe në "show"-t televizive më prestigjoze. Le të njihemi më shumë me to.
Ervin Gonxhi
Ervin Gonxhi ka lindur në Tiranë në vitin 1985. Ai është diplomuar në universitetin e Arteve për violinë. Violina ka qënë pasion i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund t'a quajmë "dashuria e jetës së tij". Falë talentit të tij të lindur, përkushtimit dhe devotshmërisë së tij, ai ka arritur të ketë një karierë të sukseshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentalistat më të kërkuar sot, në tregun muzikor shqiptarë. Përveç violinës, ai mund të luaj edhe në vegla të tjera muzikore dhe është një kompozitor i talentuar, i cili ka kompozuar "Hite" për këngëtarët më në zë. Krahas punës së tij individuale, Ervini ka edhe një ekip të tij të përbërë nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, të cilët mund të vihen re në klipin e tij të fundit, të lançuar vetëm javë më parë.
Iljard Shaba një tjetër emër i muzikës shqiptare, violinçelisti që tashmë njihet nga të gjithë është pjesë e ekipit të tij, ku kanë performuar së bashku në shumë bashkëpunime dhe janë miq të pandashëm edhe në jetën reale, pas ekranit. Krahas karierës Ervini ka një familje të mrekullueshme, e cila i qëndron pranë dhe e përkrahë në zgjedhjet e tij. Ai ka një bashkëshorte të bukur, të cilën pata fatin ta kontaktoj personalisht, që quhet Anjeza, me të cilën ka kurorëzuar dashurinë në martesë dhe janë bekuar me një djalë të vogël, Eranin. Familja sipas Ervinit, është bekimi nga Zoti dhe motivi i jetës së tij si dhe nxitja drejt një suksesi akoma më të madh. Ai shprehet se "ndjehet njeriu më me fat". (Raela Hafizi)
Iljard Shaba