PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dali, një nga qytetet më romantike në botë
2016-03-31 16:45:39 CRI Komenti juaj Printoni

Dali, qyteti romantik, i njohur për mermerin, veshjet prej pambuku, artin e gdhendjes në dru, dardhat e shijshme dhe çajin me aromë të mirë.

Dali ndodhet në veriperëndim të provincës Yunan dhe lidhet në lindje me liqenin Erhai e në perëndim me vargmalin Changshan. Ky vend me një histori të lashtë ka klimë të butë, toka pjellore dhe me peizazhe fantastike me male, liqene e lumenj. Që para 4000 vjetësh në rajonin Dali jetonin njerëz primitivë, duke e bërë këtë vend vendlindjen e hershme kulturore të Yunnanit. Paraardhësit e kombësive Bai, Yi dhe të pakicave të tjera etnike, në këtë vend të bukur e pjellor, mbillnin oriz dhe merreshin me blegtori duke mbajtur kafshë e shpendë të zbutura, bënin gjueti dhe peshkim, duke krijuar civilizimin e lashtë të Dali-t.

Në territorin e rajonit Dali jetojnë banorët e kombësive Yi, Bai, Dai, Zhuang, Miao, Hui, Naxi, Yao, tibetiane dhe të grupeve të tjera etnike. Numri i popullsisë së kombësisë Bai përbën një të tretën e popullsisë së përgjithshme të rajonit.

Kombësia Bai është një kombësi që preferon shumë këngë e valle, njohur brenda e jashtë Kinës nëpërmjet filmit artistik "Pesë lule të arta". Vajzat e kombësisë Bai njihen nga të huajt si "lulet e arta", kurse djemtë e kombësisë Bai quheshin "Peng".

Lulja e artë dhe A Peng që janë emrat e dy personazheve kryesore të filmit artistik "Pesë lule të arta", që tani janë bërë përhapës të kulturës dhe artit të tyre karakteristik. Banorët e kombësisë kanë stilet e tyre karakteristike etnike në veshje, banesa, ceremonitë martesore, besimin fetar dhe kremtimin e festave.

Këto doke e zakone të theksuara kombëtare, plot shije etnike, kanë shtuar edhe më shumë ngjyrat ekzotike të qytetit historik dhe kulturor të Dali-së.

Dali quhet njëkohësisht edhe qyteti "romantik", me katër peizazhe shumë të bukur: Xiaguan, një stepë madhështore me lule shumëngjyrëshe dhe Shangguan, gryka e malit ku fryn erë e këndshme.

Gjatë shëtitjes në Dali, era është shoqëruesja më e ngushtë që të sjell relaks dhe zhduk mërzitjet. Edhe dëbora në malin Changshan dhe hëna mbi liqenin Erhai; të gjitha këto i shtojnë këtij qyteti të lashtë atmosferën romantike.

Falë klimës, në Dali rriten shumë lule dhe pemë, prandaj banorët i duan shumë lulet dhe mbjellja e tyre është një traditë e qytetit. Kurse dëbora në malin Chanshan që nuk shkrin edhe gjatë verës është një nga katër peizazhet e bukura të Dali-së. Panorama e malit me dëborë është një bukuri e jashtëzakonshme.

Gjatë sezonit të dimrit, vargmalet e gjatë mbulohen nga dëbora e cila mund të shihet edhe në mes të pranverës nën ndriçimin e rrezeve të diellit.

Ujërat e liqenit Erhai janë të qeta dhe valët blu gjatë natës pasqyrojnë hijen e hënës. Duke shëtitur buzë liqenit e me vështrimin në horizont, duket sikur liqeni i është bashkuar qiellit.

Qyteti, i cili u ndërtua para mbi 600 vjetësh ende ruan pjesë antike. Duke u rrethuar nga katër anët me mur të lartë prej më shumë se 8 metrash, në qendrën e kësaj zone janë kryesisht banesa dhe godina tradicionale të pakicës kombëtare Bai me karakteristika të theksuara të arkitekturës kineze.

Nëse do vizitoni qytetin Dali një ditë nuk mjafton, prandaj planifikojini mire pushime. Banorët Bai janë shumë mikpritës dhe me pak para mund të kaloni një natë të paharrueshme në këto ndërtesa interesante dhe tradicionale.

Pasi të kënaqeni me pamjet e bukura që ofron natyra në këtë vend do të shijoni edhe shumë ushqimet të zonës, ku veçojmë peshkun e bardhë me shumë shije. Pranë liqenit ku rritet ky peshk i veçantë, ka shumë restorante që e gatuajnë atë në mënyra të ndryshme. Po ashtu, shprishat dhe ëmbëlsirat e shumëllojshme vendore do të jenë një alternativë ideale për më shumë larmi.

Dali është një vend shumë i njohur për prodhimin e mermerit. Madje në gjuhën kineze, mermeri ndryshe quhet guri i "Dalit". Në këtë qytet, kudo mund të shihni dyqane ose tregtarë që shesin materiale ose objekte aristike prej mermeri. Dhe, sigurisht të gjitha janë me çmime shumë të arsyeshme.

Gjithashtu, Dali është edhe i njohur nga copa të ngjyrosura prej bambuku, arti i gdhendjes në dru, dardhat e shijshme, çajin me aromë të mirë etj.

Askush nuk mund t'i qëndrojë indiferent këtij peizazhi kaq të bukur. Ky përshkrim udhëtimi për qytetin Dali, ju prezanton nga aftër këtë vend që nuk duhet lënë pa u prekur nga afër gjatë jetës tuaj. Në Dali, aty ku mund të prekni për së gjalli natyrën dhe të gjeni katër peizazhet më të bukura dhe shumë romantike të qytetit të lashtë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China