PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Leslie Cheung Kwok Wing
2016-03-25 16:02:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ai është një kant-autor, producent, regjizor dhe aktor hong kongas. Ai konsiderohet si një nga themeluesit ose babi i "Kantopo-it".

Talenti dhe emri i tij shpërtheu gjatë viteve 80' si ikonë e pop-it të Hong Kongut dhe si aktor duke u vlerësuar me çmime të ndryshme si Most Popular Male Artist Awards në vitet 1988 dhe Jade Solid Gold Best Ten Music Awards 1989.

Në vitin 1989, Cheung u tërhoq nga industria e muzikës si këngëtar popi. Ai u rikthye në skenë pas pesë viteve duke nxjerr albumin e tij të rikthimit Most Beloved , i cili arriti një sukse të madh në tregun muzikor. Në vitin 1999, ai fitoi çmimin Golden Needle Award në RTHK Top 10 Gold Songs Awards, dhe hiti i tij Monica u votua si kënga e shekullit në Hong Kong. Ndërsa ai u nderu me çmimin "Asia's Biggest Superstar".

Cheung në vitin 1991 fitoi çmimin Hong Kong Film Award (Days of Being Wild) dhe në 94-ën çmimin Hong Kong Film Critics Society Award (Ashes of Time) si aktori më i mirë. Në vitin 1994 ai u nderua me një tjetër çmim për performancën e tij në Farewell My Concubine dhe dhjetë nominime të tjera si aktori më i mirë, pesë për Golden Horse Awards, tre për Cannes Film Festival Awards, një Asia Pacific Film Festival Award, dhe një për Venice Film Festival Award.

Fansat e tij të muzikës dhe të kinematografisë u shtrinë përtej Hong Kongut, në të gjithë Azinë.

Ai është këngëtari i vetëm i huaj që ka realizuar rreth 16 koncerte në Japoni dhe është rënditur si artisti me më shumë shitje në Kanto-pop në Kore.

Cheung u rrëndit si aktori më i mirë në 100 vite kinematografi kineze. Në vitin 2010 ai u votua i treti "Most Iconic Musicians of All Time" pas Michael Jackson dhe The Beatles). CNN e ka konsideruar atë si mashkullin më të bukur të kinemasë së Hong Kongut dhe një nga 25 aktorët aziatik më të mirë të të gjitha kohrave.

Cheung u vetvra në prill të vitit 2003 duke u hedhur nga kati i 24-t i hotelit Mandarin Oriental në Hong Kong. Në letrën që ai kishte lënë para vdekjes, thuhej që ai kishte kohë që vuante nga depresioni.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China