20160326CultureBeatPj1 |
Ronela Hajati "Tigër"
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati vjen me hitin e saj të fundit "Tigër", pas suksesit të hiteve të saja të më parshme. E bukur, energjike dhe plot jetë ajo shfaqet sërish në klipin e këngës së re me grupin e saj artistik të balerinëve, të cilët e shoqërojnë këngëtaren pothuajse kudo. Ronela nuk lë vend për komente në interpretim, pasi siç di vetëm ajo të performojë falë pasionit të saj për dramaturgji, ka tundur skenën e top-channel kur ka prezantuar hitin e saj të fundit.
Kida ft. Ermal Fejzullahu "Mi amore"
Dy zëra të pëlqyer nga Kosova që i përkasin dy rrymave të ndryshme, për herë të parë bashkohen për të kënduar këngën e tyre më të fundit "Mi amore". Kënga është pëlqyer mjaft nga publiku dhe po shpërndahet në faqet dhe rrjetet sociale me ritme të shpejta. Kjo këngë ka një kombinim të mrekullueshëm zërash dhe një ndërthurje rritmesh perfekte, në mënyrë që t'i përshtatet stilit të dy këngëtarëve.
Fjolla Morina ft. Elinel "Treleqe"
Bukuroshja Fjolla rikthehet në skenën shqiptare pas shkëputjes së saj rreth një vjeçare, pasi është bërë nënë tashmë. Pavarësisht kësaj, linjat e saja trupore janë kthyer në formë perfekte duke e bërë të shndrisë edhe më shumë se më parë. Fjolla vjen me bashkëpunimin e saj të fundit me reperin Elinel, dhe kënga mbetet brenda stilit të saj të diskove. Sigurisht teksti i këngës është mjaft provokues, siç di vetëm Fjolla.(Rela Hafizi)