PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të reja interesante nga Kina
2016-03-24 11:13:17 CRI Komenti juaj Printoni

9- muajsh shtatzënë dhe ende praktikon kërcimin në tub

Zhao Yitong, 27 vjeç është instruktore fitnesi në Anshan, në provincën Liaoning të Kinës. Ajo ende praktikon ushtrime fizike përfshi yoga dhe kërcimin në tub, edhe pse është 9-muajshe shtatzënë!!!

Në muajin e katërt të shtatzënisë, Zhao mori pjesë në një konkurs ndërkombëtar të kërcimit në tub.

"Në atë kohë, askush nuk e dinte që isha shtatzënë. Nëse do ta dinin më parë, askush nuk do më lejonte të merrja pjesë në konkurs," tha Zhao.

Falë ushtrimeve të vazhdueshme edhe gjatë shtatzënisë, Zhao është krenare që ka ende muskuj të fortë.

Zhao shton se familja e saj nuk ishte dakord që ajo të bënte këto ushtrime, por më vonë e mbështetën, pasi kjo ishte ajo çka vetë Zhao kërkonte.

"Ata e dinë që unë i dashuroj sportet. Ata u lodhën duke më kundërshtuar dhe një ditë u dorëzuan," shton Zhao.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ishte i merakosur për shëndetin e bebes. Gjatë ekos, ai e pyeste vazhdimisht doktorin nëse fëmija në bark gëzonte shëndet të plotë. Doktori I tha se fëmija është shumë mirë. Zhao pritet të lindë në fillim të prillit dhe shpresons e çdo gjë do të shkojë mbarë.

Fotot dhe historia e Zhao-s kanë ngjallur debate të ndryshme në rrjetet sociale. Disa banorë e kanë admiruar atë çka bën Zhao, por disa të tjerë thonë se asaj i intereson vetëm vetja e saj, pavarësisht shëndetit të bebes dhe rrezikut që mund t'i ndodhë.

Ma Xin, një mjeke gjinekolog, tha: "Nëse gruaja bën vazhdimisht ushtrime përpara shtatzënisë, është normale dhe e shëndetshme që ajo t'i vazhdojë ato.

Ajo shtoi se nëse nëna është e fortë dhe ka muskuj barku, atëherë mund të parandalojë dhimbjet e mesit gjatë shtatzënisë dhe ta ketë më të lehtë lindjen.

97-vjeçari nga Kina rriti 6 jetimë, bëri çdo lloj pune dhe nuk u martua asnjëherë

Në vitin 1954, jetimi 8-vjeçar Yan Jingcheng u takua me babain e tij adoptues në atë kohë 35-vjeçarin, Peng Yunsong. Pas 15 vitesh, Peng adoptoi dhe 5 fëmijë të tjerë. Edhe pse të adoptuar—Yan Jingcheng, Guo Tingzhong, Zhang Xiuqing, Gao Yubin, Luan Jingtong, dhe Liu Yuzheng—kanë mbiemra të ndryshëm, por ndajnë një baba dhe një familje.

Peng nuk u martua kurrë. Ai punoi në një fabrikë makinerish, mblodhi plehra në rrugë, dhe bëri çdo lloj pune që gjeti për të rritur fëmijët e tij. Tani Peng është 97 vjeç dhe fëmijët e respektojnë dhe e ndihmojnë që ai të kalojë një pleqëri të qetë.

Vezë me 4 të verdha në Kinë

Edhe pse kjo ndodh 1 në 11 miliardë raste, kinezja Yan që jeton në Xi'an, të provinces Shaanxi në momentin që po gatuante darken për familjen e saj u habit pa masë kur në vezën e saj gjeti 4 të verdha....

Sipas Yan, veza dukej e njejtë me vezët e tjera si në masë, ashtu edhe në peshë. Por ajo pa se të verdhat e vezës ishin më të vogla se të verdhat e zakonshme të vezës.

Yan tha se nuk dinte çtë bënte me to, pasi ky ishte një rast me të vërtetë shumë i rrallë.

Kulla e dytë më e lartë në botë, në Shangai

Qiellgërvishtësja e dytë më e lartë në botë ndodhet në Shangai dhe quhet "Shanghai Tower". Kjo kullë ka ashensorë që ngjisin 119 kate për 55 sekonda.

Ndërtimi i kësaj ndërtese përfundoi kohët e fundit dhe pritet të hapet së shpejti, kanë raportuar mediet vendëse. Ajo është 632 metra e lartë dhe ndodhet në zonën Pudong në Shangai dhe ka 126 kate. Ndërtesa zë 400 mijë metra katrorë dhe në të do të ketë zyra dhe hapësira të tjera luksoze, përfshi edhe dhoma hoteli, dyqane, restorante, bare etj.

Kjo është ndërtesa e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifa në Dubai, që është 829.8 metra e lartë.

Kulla e Shangait ka një ashensor tepër të shpejtë, me shpejtësi maksimale 18 metra për sekondë. Vizitorët që marrin ashensorin mund të arrijnë në katin e 119-të për vetëm 55 sekonda.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China