20160324Palimsest_1.m4a |
Në edicionin e sivjetshëm të Eurosongut, që mbahet më 15 maj në Stokholm Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Eneda Tarifa me këngën "Përrallë", fituese e Festivalit të 54-të të Këngës në RTSH.
Tashmë publiku ka ndjekur videon e këngës, që do të interpretohet në anglisht në Eurosong dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Çdo event i rëndësishëm, siç është dhe ky festival europian i këngës, ngjall mjaft interes dhe njëherësh diskutime.
Po vetë Eneda si e vlerëson videon ? Cilat janë përgatitjet e saj dhe stafit shqiptar të Eurosongut për promovimin e këngës ? A e kanë ndikuar Enedën komentet e publikut për videon dhe interpretimin e saj?
A beson Eneda në përrallat me fund të lumtur?
Ndiqni intervistën e Eneda Tarifës me gazetaren e CRI shqip, Eda Merepeza.