PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xiao Lizi në Pekin
2016-03-22 16:43:59 CRI Komenti juaj Printoni

Leonardo DiCaprio mbërriti në Pekin mëngjesin e së dielës, duke nisur vizitën e tij njëditore gjatë së cilës promovoi debutimin e filmit "The Revenant", që i dhuroi Oskarin e shumëpritur, si dhe doli para mediave. Premiera e këtij filmi, e shfaqur më 18 mars në Kinë arkëtoi 208 milion yuan, ose 32 milion dollarë amerikanë që në ditët e para të shfaqjes. Leo u ndoq gjatë gjithë kohës nga fansa të shumtë, pranë hotelit ku qëndroi, në kinemanë ku u shfaq filmi si dhe në sallën ku mbajti konferencën për shtyp. Të gjithë donin ta shihnin nga afër ,por edhe të merrnin një autograf nga aktori i Hollivudit, kaq i dashur për kinezët, kryesisht të rinjtë. Shumë prej të rinjve, fansa të Leos kishin ardhur në Pekin nga qytete të ndryshme të vendit. Shumë i dashur me ta Leo nuk harroi, që nëpërmjet një video mesazhi të përshëndesë fansat e tij anembanë Kinës.

Dhuratat për Leon nuk munguan, madje as surprizat që mikpritësit kinezë i kishin rezervuar aktorit të njohur dhe të dashur për ta. Ai provoi kaligrafinë kineze dhe iu dhurua një vepër e kaligrafit të njohur Tian Boping në të cilën shkruhej "Zoti i ndihmon ata që punojnë shumë". Gjatë takimit me fansat Leos iu dhurua dhe një statujë e Oscarit, e krijuar me trëndafila të artë, por dhe një kaligrafi nga fansat ku shkruhej "Leo i vogël ne të duam" . (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China