PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greta Koçi " I besova"
2016-03-21 15:42:54 CRI Komenti juaj Printoni

Greta Koçi " I besova"

Ne të dashur miq kemi folur edhe në emisionet e kaluara për këngëtaren shkodrane Greta Koçi. Por ajo kësaj radhe vjen me hitin e saj të ri "I besova". Këngëtarja rikthehet si soliste pas suksesit të këngës së saj në bashkëpunim me motrën e saj të vogël Eni Koçin dhe reperin kosovar Gold AG. Kjo këngë po pëlqehet mjaft nga të rinjt dhe madje Greta është ftuar në shumë emisione prestigjoze në kanalet televizive shqiptare si "Zone e Lirë" tek TV Klan, e drejtuar nga Arjan Çani, për të prezantuar hitin e saj të fundit.

2 TON " Munges"

Këngëtari i muzikës rapp dhe pop 2ToN, rikthehet me një tjetër punim. Mund të themi pa frikë se reperi nga Kosova kohët e fundit ka qënë mjaft aktiv në tregun muzikorë si dhe në skenën shqiptare duke nxjerrë dhe duke prodhuar rishtazi hite të reja. Por më e rëndësishme është fakti se hitet e tij po korrin sukses të njëpasnjëshëm. Ai kësaj radhe vjen me një tjetër këngë që i kushtohet dashurisë ku në tekst tregon se sa i mungon e dashura dhe kujton kohët që kalonin bashkë. Sigurisht që kjo nuk është një baladë pasi ai nuk i përket asaj rryme, por mbetet brenda kuadrit të këngëve kushtuar dashurisë. Kënga titullohet "Munges" dhe ai e ka ndërthurur tekstin me muzikën mjaft këndshëm.

Blunt ft. Real "Presion"

Reperët Dj Blunt dhe Real vijnë me një bashkëpunim vërtet të këndshëm kësaj radhe. Ne jemi mësuar t'i hasim ata të dy në bashkëpunime edhe më parë e madje jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me grupe e këngëtarësh të tjerë të rrymës Rapp. Kënga i dedikohet të dashurave posesive të cilat kërkojnë vëmëndjen e partnerit të tyre me çdo kusht. Sigurisht që tekstet e tyre ironizuese janë bërë tashmë pjesë e këngëve dhe e stilit të tyre. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China