PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kur do të fitojë Kina një Oskar?
2016-03-17 15:10:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oscars" është një ngjarje që merr vemendjen e shumë njerëzve. Edhe kësaj radhe edicioni i 88-të i Akademisë "Oscars" ka pasur shumë ngjarje për t'u mbajtur mend, si çmimi që fitoi Lenardo Di Caprio pas kaq kohësh për rolin më të mirë, protesta jashtë ceremonisë, si dhe nominimi i filmit në shqip "Shok", të gjitha këto e bënë këtë edicion shumë emocionues.

Leonardo Di Caprio fitoi çmimin e parë Oskar në karrierën e tij si aktori më i mirë protagonist në filmin "The revenant", pas gjashtë nominimeve dhe kjo ishte një tjetër veçanti e edicionit të 88-të.

Në fjalimin e tij ai shfrytëzoi rastin të bënte thirrje për mbrojtje të natyrës dhe rreziku që po vjen nga ngrohja globale. "Ky film tregon lidhjen mes njeriut dhe natyrës dhe duhet të punojmë së bashku që ta parandalojmë këtë rrezik nga ndryshim i klimës", ka thënë ai, sipas "The Guardian". Regjisori i këtij filmi Inarritu e fitoi çmimin për regjinë më të mirë, për herë të dytë radhazi, pasi vitin e kaluar e fitoi për filmin "Birdman".

Por, le të kthehemi tek Kina, pse filmat kinezë nuk kanë rrëmbyer asnjëherë trofeun e artë.

Njerëzit pyesin kur ky vend, që aktualisht është tregu i dytë më i madh i filmit, do të fitojë një vend në Oskar.

Situata për artistët vendës është e ngjashme me atë të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve kinezë, përpara se Mo Yan dhe Tu Youyou të fitonin Çmime Nobel respektivisht në vitin 2012 dhe 2015.

I gjithë vendi u krenua pas çmimeve Nobel në Stockholm dhe tani kinezët besojnë se artistët vendës i kanë të gjitha aftësitë për të sjellë në "shtëpi" edhe një Oskar.

Dhe ata kanë shumë arsye për të qenë optimistë për këtë ambicie.

Së pari, Kina është një nga tregjet e filmit me zhvillimin më të shpejtë në botë, duke nxjerrë fitime nga brenda dhe jashtë vendit e duke afruar në këtë industri gjithnjë e më shumë talente.

Statistikat e fundit tregojnë se kinematë kineze arritën një rekord prej 6.87 miliardë juanësh (rreth 1.05 miliard dollarë amerikanë) nga shitja e biletave në shkurt, duke tejkaluar për herë të parë Amerikën e Veriut.

Në kryeqytetin kinez konkurrenca në këtë industri është tepër e ashpër. Krijimtaria dhe cilësia e filmave krahasuar me prodhimet e Hollywood-it janë në përmirësim e sipër.

Së dyti, kultura dhe tregimet kineze kanë shërbyer si burim i shkëlqyer frymëzimi për filmat, veçojmë filmin me famë botërore, më i miri vizatimor në Kinë "Kung Fu Panda" dhe "Mbreti Majmun ".

Premtues gjithashtu duket dhe brezi i ri i regjizorëve, që kanë lindur pas vitit 1970, pasi ata kanë më shumë njohuri dhe janë trajnuar profesionalisht edhe jashtë krahasuar me regjizorët e vjetër, si Zhang Yimou.

Brezi i ri, që shkon vazhdimisht për seminare në SHBA dhe Europë po ashtu edhe në ceremoni të ndarjes së çmimeve, janë më të familjarizuar me produksionet e Hollivud-it.

Psh, drama kineze "Zoti Gjashta" (Mr.Six) është klasifikuar me 8.2 nga 10 pikë në douban.com, një uebsajt për filmat online, duke arritur pikë më të larta se shumë filma të tjerë ndërkombëtarë, përfshi "Gravity," që ka 7.8 pikë në të njëjtin uebsajt.

Megjithatë, askush nuk mund ta parashikojë vitin se kur një film kinez do të mrekullojë botën.

Fakte për çmimet Oskar

Një statujë Oskar është e gjatë 34 centimetra dhe peshon 3.58 kilogramë.

Statuja Oskar, e skicuar Cedric Gibbons, është në formën e kalorësi që mban një shpatë dhe qëndron në një bobinë filmi me pesë cepa, të cilët përfaqësojnë degët origjinale të Akademisë: aktorët, skenaristët, regjisorët, producentët dhe teknikët.

Për të bërë një statujë Oskar duhen 12 persona.

Për punimin e një statuje duhen 40 orë.

Një spot publicitar prej 30 sekondash gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Oskar, kushton 1.7 milionë dollarë.

Që prej krijimit të çmimeve janë ndarë mbi 2658 statuja Oskar.

Pothuajse 50 statuja Oskar krijohen çdo vit në Çikago nga prodhuesi R.S. Ownes. Nëse këto statuja nuk i plotësojnë standardet e cilësisë së kërkuar, ato priten dhe shkrihen menjëherë.

Çdo statujë Oskar lahet në bakër, nikel, argjend dhe flori 24-karat.

Ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve është mbajtur në vitin 1929 dhe ka zgjatur vetëm pesë minuta.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është transmetuar për herë të parë në televizion më 19 mars 1953, në SHBA dhe Kanada.

Çmimet Oskar mbaheshin të hënë, por trafiku i madh që karakterizon Los Anxhelosin në këtë ditë, bëri që ato të mbahen të dielën pasdite.

Marka e njohur e shitjes së bizhuterive "Asprey" jep çdo vit borxh më shumë se 25 milionë dollarë bizhuteri të çmuara për yjet që i mbajnë ato në ceremoni.

Fustani i veshur nga Elizabeth Taylor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Oskar në vitin 1969 është shitur për rreth 200 mijë dollarë në një ankand, dy vite më vonë.

Në përvjetorin e 61-të të ceremonisë "Academy Award" në vitin 1989, Akademia vendosi ta zëvendësonte frazën e përhershme "Dhe fituesi është..." me "Dhe çmimi Oskar i shkon...".

Walt Disney është personi që ka fituar më shumë çmime Oskar. Ai është dominuar 64 herë dhe ka fituar 26.

Ku i mbajnë fituesit statujat Oskar

Emma Thompson dhe Susan Sarandon e mbajnë secila statujën Oskar në tualet.

Russell Crow e mban statujën Oskar në një kotec pulash në fermën e tij në

Australi dhe është shprehur që kjo ka ndikuar në rritjen e masës së vezëve të pulave.

Marlon Brando ka shkruar në autobiografinë e tij se s'ia kishte idenë se ku e kishte lënë statujën Oskar që fitoi për filmin "On the Waterfront" dhe se s'e kishte parë atë prej dekadash.

Jack Nicholson e përdor një prej statujave Oskar që ka fituar si mbajtëse për të vendosur kapelën.

Statuja Oskar e Goldie Hawn gjendet në dhomën e saj të meditimit në Los Anxhelos.

Anna Paquin e mban statujën në dollapin e rrobave në mënyrë që miqtë e saj të mos e shohin dhe të mos komentojnë.

Ben Affleck e ka mbajtur statujën Oskar në një raft librash në dhomën e gjumit.

Catherine Zeta Jones e mban statujën që ka fituar për filmin "Chicago" në shtëpinë që zotëron me bashkëshortin e saj Michael Douglas në Bermuda.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China