PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Opinione të artistëve gjatë KKPPK-së
2016-03-17 15:11:32 CRI Komenti juaj Printoni

Artistët e njohur shprehin opinione në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez

Një nga artistet më të njohura të Operas të Pekinit, drejtuese e Kompanisë Teatrore Shanghai Jingju, Shi Min i është drejtuar punimeve të sesionit vjetor parlamentar me sugjerimin për modernizimin e interpretimit dhe rinovimin e Operas së Pekinit.

Shi Min, si anëtare e legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez foli për eksperiencën e saj në xhirimet e filmit "Lamtumirë konkubina ime" në fillim të vitit 2013. Kjo vepër klasike, e Operas së Pekinit është e para e realizuar si një film me teknologjinë e avancuar 3 dimensionale dhe Dolby Atmos , e cila ka fituar shumë çmime në vend dhe ndërkombëtare në vitet 2014, 2015 pas prezantimit të pare jashtë vendit më 30 maj të vitit 2014 në Teatrin Dolby në Los Angeles.

"Filmi ruajti autenticitetin e performimit arstistik të Operas të Pekinit me narracionin e vet të harmonizuar përsosmërisht me teknologjinë 3 dimensionale dhe ka fituar duartrokitje të shumta nga publiku brenda dhe jashtë Kinës " tha Shi. Pikërisht këtë risi ajo e vlerësoi si themelore për zhvillimin e kësaj trashëgimie tradicionale kineze.

Në propozimin e saj adresuar sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Shi theksoi përshtatjen e risive për Operan e Pekinit në epokën e medias digjitale, duke shtuar se mund të krijohen dhe filma të animuar me subject Operan e Pekinit, çka do të shtojë publikun e saj. Sipas artistes Shi promovimi i filmave përballet me disa probleme. Në qytetet e mëdha,tha Shi "Lamtumirë konkubina ime" ka tërhequr publikun e përbërë nga të rinjtë por edhe prindër në sallat e kinemave. Por në qytete të tjera kushtet e shfaqjes apo sallat e kinemave nuk ishin në nivelin e duhur. Ajo shprehu mendimin që Ministra e Kulturës dhe Administrata Shtetërore e Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit do të forcojë promovimin në rrjetin e kinemave në vend. Sa më shumë të rinj duhet të tërhiqen në sallat e kinemave për të ndjekur veprat klasike. Ndër propozimet e artistes Shi ishte dhe hapja e kurseve të Operas së Pekinit dhe të Operas Kunqu në universitetet kineze për të shtuar interesin e të rinjve për trashëgiminë kulturore dhe artistike të vendit.

Regjizori Feng Xiaogang flet për krijimin e një shkolle të teknikëve të filmit

Regjizori i njohur kinez Feng Xiaogang duke marrë fjalën në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez, në legjislaturën e 12-të e vuri theksin te krijimi i një shkolle për trajnimin e teknikëve për industrinë e filmit, e cila ka shënuar kulmin e vet, vitet e fundit.

Sipas Feng, megjithëse industria kineze e filmit ka shënuar një zhvillim marramendës dhe pritet që në vitin 2017 të tejkalojë atë amerikane,e cila aktualisht është kryesuese në këtë industry, duhet ende punë për cilësinë e filmave hollivudianë. Regjizori i njohur ka theksuar në Konferencë se për të konkurruar denjësisht prodhimet filmike të Hollivudit, kinemasë kineze i duhet prodhim me cilësi dhe mbi të gjitha teknikë profesionistë. "Në shkollat aktuale të filmit, vetëm aktorët, regjizorët dhe skenaristët studjojnë, tha Feng, por nuk ka asnjë shans të formimit professional të personelit teknik, pjesë përbërëse e ekipit që realizon filmin".

Ai foli për përbërjen e ekipit që realizon filmin duke shpjeguar se teknikët e ndriçimit, të zërit, kostumugrafët, ata të make-upit janë kryesisht punëtorë migrantë. "Nuk kemi staf që të ketë formim profesional për këto mjeshtëri, të cilat janë një pjesë e domosdoshme e realizimit të një filmi", nënvizoi regjizori i njohur. Feng shtoi se në grupin e xhirimit të një filmi në Kinë 90% e tyre janë teknikë amatorë, që nuk kanë trajnime profesionale por kanë vetëm përvojë në industrinë e filmit. Feng shtroi domosdoshmërinë e trajnimit profesional të ekipit teknik të kinematografisë,në kushtet e zhvillimit dhe modernizimit të industrisë kineze të filmit. Duke analizuar veprimtarinë e kësaj fushe të artit, Feng tha se Kina prodhon 700-800 filma në vit, pra industria e filmit hap afërsisht 700-800 vende pune në vit. Ndërsa për industrinë televizive, mbi 30 mijë episode prodhohen në vit. Ndaj sipas përllogaritjes së regjizorit Feng, duke kombinuar të gjithë filmat kinematografikë, ata televizivë, programet televizive dhe spektaklet Kina do të ketë afërsisht 4,000 grupe xhirimi vetëm gjatë një viti, në përbërje të të cilëve do të jenë 100 teknikë të prodhimit filmik, çka do të thotë se do të krijohen afërsisht 400 mijë vende pune.

Feng tha gjatë Konferencës se gjatë karrierës së tij si regjizor ai ka fituar mjaft,ndaj shprehu dëshirën për ti paguar këtë borxh shoqërisë. Ai tha se në bashkëpunim me aktorët e shquar Jackie Chan dhe Zhang Guoli, të dy anëtarë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez do të themelojnëvitin e ardhshëm akademik një shkollë për teknikët e filmit. Ai bëri të ditur se gjatë zhvillimit të veprimtarisë së kësaj shkolle do të ftohen të japin mësim kineastë nga Hollivudi. Shkollimi dhe trajnimi i talenteve të reja do të ndikojë pozitivisht në punësimin e tyre por do të shërbejë dhe për hapjen e mijëra vendeve të punës. Ndërkohë përfitimi i kësaj nisme do të jetë përmirësimi i nivelit professional të industrisë kineze të filmit, tha regjizori i njohur Feng.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China