20160312CultureBeatP1.m4a |
Inva Mula ka lindur në qershor të vitit 1963. Ajo është soprano lirike shqiptare. Ajo ka nisur karierën e saj si soprano që në një moshë fare të vogël. Babi i saj Avni Mula dhe nëna e saj Nina Mula ishin gjithashtu soprano, ndaj mund të themi me plot gojë që taleni i saj ka qënë i trashëguar nga prindërit.
Ajo gjithashtu njihet në mbarë botën për zërin e saj në filmin The fifth element në rolin e Diva Plavalaguna.
Mula ka lindur në Tiranë, babi i saj është me origjinë nga Gjakova ndërsa nëna ruse. Në vitin 1987 ajo fitoi çmimin Cantante d'Albania, në 1988 " George Enescu" në Bukuresht. Në vitin 1992 u nderua me tjetër çmim " Butterfly " në Barcelonë. Gjithashtu ajo rrëmbeu çmimin e madh Plácido Domingo në Paris. Ajo ka interpretuar përkrah emrave më në zë të operas si teneorët në "Opéra Bastille" në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe Oslo.
Më pas ajo performoi operan La Jolie fille de Perth, por pak më vonë ajo regjistroi kryeveprën e Puccinit " La Rondine".
Mula ka kënduar gjithashtu Lucia di Lammermoor, La bohème, dhe Manon, mes shumë të tjerash pasi kariera e saj është shumë e gjatë dhe e mbushur me arritje, dhe ne e kemi të pa mundur të përmendim se cilën prej tyre. Por mund të kujtojmë rolin e saj si Violetta në "La Traviata", të cilën e performoi në mbarë botën si në Tokjo, Bilbao, Orange, Trieste, dhe Toronto.
Shpesh ajo është shoqëruar nga pianisti shqiptaro-francez Genc Tukiçi.
Ish bashkëshorti i saj Pirro Çako, me të cilin ajo ka një djalë është gjithashtu një këngëtarë dhe kompozitor i njohur në Shqipëri. Por tani ato janë divorcuar dhe Inva ka kurorëzuar dashurinë e saj të re më biznesmenin kosovar Hetem Ramadani, me të cilin kanë sjellë në jetë një vajzë të vogël, si fryt i dashurisë së tyre.
Ajo ka performuar në ariet si "Oh, giusto cielo!...Il dolce suono" dhe "The Diva Dance".
I madhi Luc Besson adhuronte soprano e madhe greke Maria Callas, por kualiteti i zërit të saj prej 1956 EMI në regjistrimin klasik të "Lucia" nuk ishte i pastër sa duhej për t'u përdorur si kolonazanore e filmit. Ndaj agjenti i Callas Michel Glotz, i cili kishte prodhuar këtë regjistrim, e prezantoi atë me Inva Mulën.(Raela Hafizi)