PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artistë të njohur të pranishëm në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez
2016-03-10 14:39:02 CRI Komenti juaj Printoni

Artistë të njohur të pranishëm në Konferencën Konsultative të Popullit Kinez

Punimet e "dy sesioneve" në axhendën e tyre i kanë kushtuar vëmendje të veçantë dhe zhvillimit të artit dhe kulturës. Të pranishëm në këto punime shumë artistë të njohur, anëtarë të KKPPK-së kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me zhvillimet kulturore dhe artistike në vend.

Mei Baojiu, i biri i yllit kinez të Operas të Pekinit , Mei Lanfang është një veteran i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, i cili ka marrë pjesë në 5 sesione të saj. Në sesionin e sivjetëm 82 vjeçari Mei propozoi zhvillimin e orëve të mësimit të kaligrafisë në shkollat fillore të vendit. Zoti Mei njihet si një nga edukatorët e shquar të Kinës,kryesisht për edukimin e fëmijëve me kulturën tradicionale.

Ai tha se duhet rigjallëruar edukimi i nxënësve me kulturën tradicionale dhe se në veçanti nxënësit e arsimit fillor duhet të praktikojnë kaligrafinë, si një element i rëndësishëm i formimit të tyre. Si një nga artistët e Operas së Pekinit, zoti Mei ka ndikuar mjaft në edukimin e artisëve të rinj me kulturën tradicionale. Edhe pse në moshë të thyer ai ka qenë shpesh i pranishëm në emisione televizive për edukimin e të rinjve. Ai ka vlerësuar konkursin poetik të të rinjve, një program i televizionit shtetëror CCTV. Zoti Mei këshilloi që të rinjtë duhet të lexojnë më shumë letërsinë klasike, veprat e Konfucit, të Menciusit apo poemat nga dinastia Tang dhe Song. Ai tha se kur të ndjejnë bukuritë e këtyre veprave të rinjtë e sotëm do ti vlerësojnë ato.

Aktori i njohur kinez i komedisë Gong Hanlin ka marrë pjesë në "dy sesionet", prej 9 vitesh me rradhë. Si një aktivist shoqëror ai ka bërë propozime për parandalimin e dhunës në shkolla apo edhe tema lidhur me zhvillimin e teatrit dhe kinemasë kineze. Ai është shprehur ndër të tjera se publiku i teatrit dhe kinemasë kur shfaqen filma apo pjesë komike, po rritet ndjeshëm sepse njerëzit kanë nevojë të qeshin, të ndjehen të gëzuar. Sipas aktorit Gong subjektet e këtyre veprave artistike duhet të fokusohen në jetën e popullit, në problemet e shoqërisë kineze.

Ndërsa piktori Li Yansheng, anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ka shtruar problemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ai ka bërë thirrje për një mbështetje më të madhe të këtij sektori nga ana e qeverisë dhe gjithashtu për promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit, që bota ta njohë atë.

Informacion kulturor

"The Revenant" sjell në Pekin Leonardo di Caprion

Tashmë është zyrtare. Leonardo Di Caprio do të vizitojë Pekinin në 20 mars për të promovuar filmin që i dhuroi Oscarin, "The Revenant". Kjo është hera e pare që DiCaprio viziton Kinën për promovimin e një filmi. Pritet që ai të ndjekë filmin në shoqërinë e fansave të shumtë në Kinë, në qytete të ndryshme të saj.

Filmi "The Revenant" (Hakmarrja) fitues i çmimit Oscar më 28 shkurt do të nisë të shfaqet në kinematë kineze më 18 mars njofton kompania e marketingut të filmave, Linksus Legendary.

Me regji të meksikanit Alejandro Gonzalez Inarritu, filmi që ka për protagonist Leonardo di Caprion, edhe ai i nderuar me Oscar, i vendos ngjarjet në shekullin e 19-të në një nga territoret e aborigjenëve të Amerikës. Në edicionin e 88-të të Çmimeve Oscar, ky film fitoi disa trofe dhe të shpresojmë se publiku kinez me këtë interpretim të ri të Leonardo di Caprios do ta shtojë simpatinë për të. Ai vërtet ka fansa të shumtë në Kinë, madje e thërrasin Xiao Lizi. Filmi "The Revenant" ka nisur të shfaqet në premierë në mbarë botën dhe tashmë nga 18 marsi dhe në kinematë e Kinës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China