20160305CultureBeatPj2.m4a |
Eason Chan është një këngëtarë nga Hong Kongu. Ai është vlerësuar me çmim nga revista prestigjoze Time si kandidati i parë i një gjenerate të re të kanto-popit. Ai konsiderohet nga mediat si "Zoti i tretë i këngëve" pas Samuel Hui dhe Jacky Cheung. Në vitin 2012, Time Out Hong Kong e kurorëzoi Chan si "Mbreti i popit aziatik". Ai është rënditur i 6-ti në listen e 100 vip-ave aziatik të revistës së njohur Forbes.
Ai ka fituar shumë çmime si Golden Melody Award. Në 2003-shin ai fitoi çmimin "Best Mandarin Male Singer" dhe "Best Mandarin Album", në 2009-ën fitoi çmimin "Best Mandarin Album" për albumin e tij "Don't Want to Let G"o. Për herë të dytë u vlerësua me çmimin "Best Mandarin Male Singer" në vitin 2015, për albumin "rice & shine".
Vetëm në vitin 2014 ai ka fituar rreth 100 million dollarë Hong Kongas (HKD) nga shitjet e albumeve të tij.
Ai lindi në Hong Kong, më pas u largua drejtë Anglisë ku vazhdoi shkollën kur ishte vetëm 12 vjeç. Ai ndoqi shkollën "St. Joseph" dhe më pas u diplomua për arkitekturë në universitetin Kingston. Chan u rikthye në Hong Kong para se të përfundonte diplomimin, për të marrë pjesë në konkursin "New Talent Singing Awards" në vitin 1995, ku dhe e fitoi atë. Menjëherë pas fitores kompania Capital Artists firmosi kontratën e parë me yllin e ardhshëm duke i dhënë fund karierës së tij si arkitekt.
Chan është martuar me të dashurën e tij prej shumë vitesh Hilary Tsui (Tsui Ho Ying) në vitin 2006, dhe bashkëshortja e tij është një ish aktore. Vajza e tij lindi në tetor të vitit 2004.
Eason ishte i vetmi me prejardhje kineze, i cili mbajti pishtarin e lojrave olimpike verore dhe ato dimërore në Montreal.(Raela Hafizi)