PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Madonna
2016-03-09 16:18:39 CRI Komenti juaj Printoni

Të nderuar dëgjues sot do të flasim për një emër që ka bërë histori në muzikën pop. Ajo madje ka mbretëruar për shumë gjatë. Bëhet fjalë për yllin e popit Madonna. Kjo legjendë e muzikës pop ka qënë në Makao për koncertin e saj të fundit, ku si gjithmonë ndodh diçka. Epo kësaj radhe këngëtarja e madhe ka thirrur në skenë një fansa nga publiku për të kërcyer me të, po ajo nuk e ka ditur dhe nuk e ka njohur yllin e muzikës Kanto-pop Eason Chan. Pavarësisht se sapo ajo e ka pyetur si quhesh, dhe ai është përgjigjur, salla ka reaguar duke brohoritur. Por as kjo nuk i ka thënë asgjë këngëtares, e cila ka vazhduar kërcimin dhe ka biseduar me yllin e popit nga Hong Kongu.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, le të themi shkurtimisht disa të vërteta për madonën.

Emri i vërtet i saj është Madonna Louise Ciccone, e cila është me origjinë italiane. Ajo ka lindur më 16 gusht të vitit 1958 dhe është kant-autore, aktore dhe biznesmene amerikane. Ajo arriti suksesin dhe kapi majat përveç talentit të saj, falë teksteve të saja që thyenin "tabu" dhe vidioklipeve të saja që në atë kohë kritikoheshin si të "turpshme".

Ajo ka lindur në Bay City, Michigan, por është transferuar në New York në vitin 1977 për të ndjekur ëndrrën e saj. Ne mund të përmendim hitet e saja që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës pop si Ray of Light , Confessions on a Dance Floor , "Like a Virgin", "Into the Groove", "Papa Don't Preach", "Like a Prayer", "Vogue", "Frozen", "Music", "Hung Up", dhe "4 Minutes".

Me mbi 300 million disqe të shitur në mbarë botën, Madonna është konsideruar si best-selling female recording artist of all time nga Guinness World Records. Industria amerikane Recording Industry Association of America (RIAA) e liston atë si artisten femër me më shumë shitje të shekullit të 20 dhe artisten e dytë më me shumë shitje në Shtetet e Bashkuara.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China