PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dua Lipa
2016-03-01 16:38:44 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtarja anglezo-shqiptare Dua Lipa ka lindur më 22 gusht të vitit 1995. Ajo përveç të qënurit kant-autore, është edhe modele. Albumi i saj i parë mbërrin vetëm në 2016 pasi karjera e saj është ende e re sikur mosha e saj.

Dua Lipa ka lindur në Londër .Emri i saj "Dua", në shqip siç të gjithë e dime do të thotë të dua.

Ajo ndoqi shkollën Sylvia Young Theatre School. Pasi familja e saj u largua nga Londra kur ajo ishte 13 vjeç drejt Prishtinës, vetëm dy vite më vonë ajo u rikthye në Londër për të jetuar me shoqet dhe për të ndjekur ëndërrat e saja. Ajo nisi si modele kur ishte 16 vjeç dhe filloi të krijonte një karier në këtë fushë.

Babi i saj ka qënë dikur një muzikant rock-u dhe ajo ishte rritur duke dëgjuar këngët e tij. Ajo nisi të shkruante këngë që në moshën 14 vjeç dhe të postonte video tek përformonte këngët e idhujve të saj si Christina Aguilera e tj.

Gjatë vitit 2015 Dua Lipa filloi të punoj mbi albumin e saj të parë për kompanin prestigjoze Warner Bros Records, duke përdorur të njëjtin ekip si Lana Del Rey. Në gusht ajo hodhi në treg hitin e saj të parë "New Love".

Më pas vijoi me një tjetër hit të titulluar "Be the One" i cili korri mjaft sukses. Lipa u prononsua se kjo këngë "Be the one" është e vetmja këngë në albumin tim që nuk është shkruar nga unë, por mund të them që më pëlqen tej mase.

Ajo e përshkruan stilin e saj si "dark pop". Turi i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë filloi në janar të 2016-ës.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China