PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhang Bichen
2016-03-01 16:40:20 CRI Komenti juaj Printoni

Shreya Ghoshal

Sot miq të dashur do të shkojmë më thellë në Azi, pikërisht në Indi ku do t'ju njohim me një këngëtare të mrekullueshme. Bëhet fjalë për Shreya Goshal. Ajo ka lindur me 12 Mars të vitit 1984. Indiania Shreya është nderuar katër herë nga National Film Awards, gjashtë herë nga Filmfare Awards, pesë here si "Best Female Playback" dhe një here për " New Music Talent" në 2003.

Gjithashtu tetë herë nga "Filmfare Awards South".

Ajo ka regjistruar këngë në gjuhë të ndryshme indiane për filma të njohur dhe është një ndër këngëtaret më të kërkuara të kinemasë indiane.

Ghoshal ka aspiruar që në moshë të vogël të ishte këngëtare. Kur ajo ishte katër vjeç filloi të merrte për herë të parë leksione muzike. Në moshën gjashtëmbëdhjet vjeçare ajo u pikas nga regjizori Sanjay Leela Bhansali kur ajo mori pjesë dhe fitoi konkursin televiziv për talente në këngë "Sa Re Ga Ma Pa".

Kariera e saj më pas lulëzoi duke u vlerësuar me çmime të ndryshme dhe duke arritur të ishte tre herë në listen e 100 VIP-ave të Indis në revistën prestigjoze Forbes.

Në shkurt të vitit 2015, Ghoshal u martua me mikun e saj të fëmijërisë Shiladitya Mukhopadhyaya.

 

 

Zhang Bichen

Ajo lindi në Tianjin të Kinës me 10 shtator të vitit 1989. Ndryshe ajo njihet Diamond Zhang. Kariera e saj nisi qe e re por të gjithë e mbajnë mënd kur ajo ishte antare e grupit koreanojugor Sunny Days. Në vitin 2014, Zhang mori pjesë në konkursin e famshëm The Voice of China dhe e fitoi atë.

Ajo është e rrjedhëshme në dialektin Mandarin, dhe kupton shumë mirë anglisht, frëngjisht dhe gjuhën koreane.

Ajo ndoqi studimet në universitetin e gjuhëve të huaja në Tianjin për gjuhën frënge.

Ajo u largua drejt Koresë së Jugut në vitin 2009 si studente. Në vitin 2012 ajo ju bashkua grupit Sunny Days.

Në vitin 2014, Zhang mori pjesë në konkursin The Voice of China. Ajo u pranua gjatë audicionit të parë nga të katërt antarët e jusrisë duke përzgjedhur si trajnjere Na Ying.

Në nëntor të 2014-ës, Zhang këndoi për dramën "The Young Doctor" me titull "Within a kiss". Ajo tashmë është e njohur dhe pëlqehet nga të gjithë dhe zëri i saj është mjaft premtues për të ardhmen.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China