PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kultura aziatike e ngrënies me shkopinj
2016-02-25 15:03:28 CRI Komenti juaj Printoni

Mësohet se në botë ka tri forma të ngrënies së ushqimeve: 40% e njerëzve hanë ushqim duke përdorur direkt duart, 30% hanë ushqime duke përdorur pirunj dhe thikë, kurse 30% të tjerë përdorin shkopinj – "kuaizi" në gjuhën kineze.

Shkopinjt janë një shpikje e madhe e kinezëve. Qysh në kohën e dinastive Yin dhe Shang para mbi 3 mijë vjetëve, njerëzit filluan të përdornin shkopinjtë.

Si u shpikën ato?

Nga të dhënat arkeologjike, njerëzit mendojnë se në kohën e lashtësisë, njerëzit e lashtë kur hanin ushqime të pjekura në zjarr, me dy degë, të këputura nga pema ose bambuja, e merrnin ushqimin nga zjarri për të ngrënë, kështu duart nuk digjeshin nga zjarri. Dalëngadalë dy degë u shndërruan në kuaizi. Nga forma e tij, kuazi është dy shkopinj të hollë. Kuaizi kinez është i trashë sipër dhe i hollë poshtë, pjesa e sipërme e tij është në trajtë katërore, kurse pjesa e poshtme e tij është e rrumbullakët. Kjo strukturë e tij, kur përdoret, është lehtë për të mbajtur në dorë gjatë ngrënies, kështu Kuanzi nuk rrëshqitet lehtë nga dora dhe as nga tavolina, kur vendoset mbi të. Pjesa e poshtme e rrumbullakët e Kuaizit nuk dëmton as gjuhën dhe gojën kur futen ushqimet në gojë. Pasi u përhap në Japoni, Kuaizi u shndërrua në trajtë konike, për arsye se japonezët hanë më shumë ushqime të gjalla e të ftohta, si peshk etj. prandaj Kuazi i tillë përdoret më lehtë për ta.

Megjithëse Kuaizi është i thjeshtë, kinezët kanë harxhuar shumë kohë në lëndët dhe në zbukurimet e tij. Para mbi 2 mijë vjetëve kishin shpikur edhe Kuaizi prej dhëmbit të elefantit dhe prej bronxi. Qysh nga shekulli 6-të a 7-të, oborri perandorak, shtëpitë e të pasurve përdornin edhe Kuaizi prej ari e argjendi, prej nefriti, korali etj. Në pjesën e sipërme të Kuaizit bashkëngjitej edhe koka prej argjendi, që përdorej për të kontrolluar ushqimet, në se kishte helm apo jo. Në se kishte helm, koka e argjendit të Kuaizit shndërrohej menjëherë në ngjyrë të zezë ose të gjëlbër.

Në doket e zakonet e popullit kinez, Kuaizi luan edhe një rol tjetër të rëndësishëm. Në disa krahina në pajët e nuses duket të ketë patjetër dy palë kuaizi, të lidhura së bashku me shiritin e kuq, kjo jo vetëm pasqyron fillimin e jetës së re të përbashkët të çiftit të ri, por ka edhe urimin për "lindjen e shpejtë të djalit", sepse shqiptimi i fjalës kineze "kuai" është i njëjti me shqiptimin e fjalës "shpejtë". Në fshatrat e Kinës veriore ka edhe një zakon të tillë, në natën e parë të martesës, të afërmit e çiftit të ri fusin "Kuaizi" nga dritarja e dhomës së re në shënjë të mbarësisë dhe të lindjes së shpejtë të djalit. Mos shikoni se Kuaizi janë dy shkopinj të thjeshtë, por kur përdoren, duhet mjeshtëria e mirë e harmonisë.

Mjeshtria e përdorimit të shkopinjve kinezë ka tërhequr shpesh edhe vëmendjen e të huajve, që përdorin pirunj e shikë. Në Perëndim është hapur edhe "qendra e përgatitjes", ku mësohet përdorimi i kuaizi. Madje specialistët e mjekësisë janë të mendimit se përdorimi i shkopinjve stimulon mbi 30 kyçe e nyje dhe mbi 50 muskuj të trupit të njeriut, duke ndihmuar lëvizjet e shkathta të dorës dhe zhvillimin e trurit të njeriut. Kina është vendlindja e shkopinjve, por siç bëhet e ditur, "Muzeu i parë i kuaizive" në botë ndodhet në Gjermani, ku ekspozohen mbi 10 mijë të tillë, të përbërë nga materiale të ndryshme, si ari, argjendi, nefriti, kocka kafshësh etj., të ardhur nga vende e rajone të ndryshme të botës, nga periudha të ndryshme historike.

Në kulturën kineze të ushqimit nuk duhet të:

-çoni dëm ushqimin me shkopinjtë.

- të gërmoni në pjatë për të gjetur ndonjë ushqim të veçantë. Kjo shihet si "të gërmosh varrin tënd" dhe konsiderohet si diçka fyese.

-Kërcisni me shkopinj fundin e tasit. Kjo është ajo çka bëjnë lypësit për të tërhequr vëmendje.

Nëse fëmijët nuk i mbajnë mirë shkopinjtë, kjo do të thotë që prindërit e tyre nuk i kanë mësuar si duhet.

-lëpirja e shkopinjve, pasi shihet si shenjë varfërie

-vendosja e shkopinjve vertikalisht mbi një tas me oriz, pasi kjo ndodh vetëm në funerale.

-të luani me shkopinj apo të drejtoni shkopinjtë ndaj dikujt

Në kulturën japoneze nuk këshillohet:

-kryqëzimi i shkopinjve mbi tavolinë.

-transferimi i ushqimeve me shkopinj nga një person tek tjetri-

Në kulturën koreane nuk është mirë:

-t'i merrni të parët shkopinjtë, duhet të lini së pari më të moshuarit

-ta afroni tasin shumë afër gojës.

-të konsumoni oriz me shkpinj, për këtë ata përdorin lugën.

Në kulturën vietnameze nuk këshillohet të:

-vendosja e shkopinjve në formë V pasi keni mbaruar së ngrëni. Kjo konsiderohet si ogur i keq.

-Marrja e ushqimit drejtpërdrejt nga tavolina. Ushqimet së pari duhet të vendosen në pjatën tuaj dhe më pas të konsumohen.

-Vendosja e shkopinjve në gojë përpara përpara kapjes së ushqimit

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China