20160225Palimsest01 |
Të gjithë e njohim kukullën e famshme Barbie, por një kukull tepër të veçantë aspak të ngjashme me të kanë krijuar artizanët në qytetin Ordos të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinë. Ajo është një kukull e veshur me kostumet popullore të zonës, që ka krijuar tregun e vet brenda dhe jashtë vendit dhe pëlqehet nga blerësit.
Në vitin 2014, Baatar, një 32 vjeçar anëtar i grupit etnik mongol nisi të krijonte kukulla që i pagëzoi me emrin Buteelchi, që në gjuhën mongole do të thotë "pionier". Kukullat kanë tërhequr vëmendjen e tregut të artizanatit brenda dhe jashtë kinës dhe vitin e kaluar biznesi i tyre u zgjerua me një porosi prej mbi 600 kukullash me një vlerë prej 6,800 yuan, ose 1 034 dollarë amerikanë për ti pasqyruar në një panair ndërkombëtar.
Krijuesi i kukullave Buteelchi
Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Arteve të Kalifornisë, Baatari krijoi në qytetin e tij Ordos një kompani të përbashkët me 30 artdashës mongolë në Parkun e Studentëve në distriktin Dongsheng. Duke ndërthurur pikturën me skulpturën, dizenjimin e kostumeve dhe arte të tjera ata krijuan kukullat e njohura si Buteelchi.
Vetë krijuesi i tyre artisti Bataar thotë se synojnë të bëhen të njohur me këtë krijim artizanal edhe jashtë vendit, duke u nisur nga interesi që kanë të huajt për kulturën mongole.Ai tregon se gjatë studimeve në SHBA ka ndjerë interesimin për kulturën dhe artin mongol ndaj dëshiron që nëpërmjet këtyre kukullave me kostume popullore të vendlidjes së tij të njohë sadopak të huajt me traditën mongole.
Në një ekspozitë të madhe të kompanisë janë ekspozuar mbi 100 kukulla të ndryshme Buteelchi, të cilat përfaqësojnë personazhe të përrallave të ndryshme dhe të folklorit mongol. Portreti I kukullave është shumë shprehës dhe kostumet popullore me ngjyra të gjalla si e kuqe, e kaltër, apo e argjendtë. Vetë artisti Batarr tregon se për krijimin e një kukulle merren 7 artistë, të cilët e dizenjojnë, e gdhendin, e pikturojnë dhe i përshtasin kostumin popullor. Sipas tij si një prodhim me dorë i artizanatit çdo punë artistike e kryer në to kërkon kujdes të veçantë dhe përsosmëri.
Ky ekip artistësh është përballur me sfida në hapjen e biznesit të kukullave Buteelchi por tashmë dalja e tyre në tregun ndërkombëtar duket premtuese, ndonëse në hapat e pare. Deri tani kukullat janë shitur në Europë. ShBA, Japoni dhe Korenë e Jugut. Përveç kësaj kompania e promovon kukullën mongole Buttelchi dhe në tregun vendës dhe me sa duket ajo është e pëlqyer pasi kjo shihet në kërkesat në rritje të tregut për të. Rreth 480 kukulla në ekspozitë paraqesin 28 skena të dasmës mongole në Ordos, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, thotë Baatar.
Lajm kulturor
Në edicionin 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, që përfundoi javën e kaluar, drejtori i fotografisë, tajvanezi Mark Lee Ping-Bing u nderua me "Ariun e argjendte", për kontributin kinematografik me filmin 'Chang Jiang Tu' ('Crosscurrent')
Mark Lee Ping Bing, injohur dhe si Mark Lee është drejtor fotografie i mbi 70 filmave i nderuar me 21 çmime ndërkombëtare. Lee e nisi karrierën e tij në botën e filmit në vitin 1977 dhe shquhet për përdorimin e ndriçimit natyror me mjeshtëri në filmat e tij. Për këtë ai është nderuar me çmimin "Teknikë e lartë filmike" në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2000, ndërsa është nderuar me çmim dhe nga Shoqata e Kineastëve të SHBA-së në vitin 2014, si dhe në vitin 2012 nga Akademia Franceze e Arteve për filmin "Renoir". Drejtorit të fotografisë Lee në vitin 2014 po për filmin "Renoir" iu dha çmimi "Çezar".(Eda Merepeza)