PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një "Zë" nga Japonia
2016-02-22 11:51:22 CRI Komenti juaj Printoni

Yui ka lindur më 26 mars të vitit 1987. Ajo është një kantautore, multi-instrumentaliste dhe aktore japoneze. Kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe lançoi këngën e saj të parë. Por megjithë përpjekjet e saja, vetëm kur kënga e saj e radhës "Good-bye Days" u bë hit, ajo arriti të merrte famë.

Më pas albumi i saj "From Me to You", arriti majat duke u rënditur i pari për 44 javë në listat muzikore më të njohura në Japoni. Ajo u bë e njohur dhe mori një famë të shpejt pas lançimit të hitit të saj dhe të albumit që sapo përmendëm.

Ajo është rritur vetëm me mamanë e saj, pasi babai u largua kur ajo ishte tre vjeç. Që kur ishte në shkollën fillore, ajo e dinte se kur të rritej do të bëhej këngëtare.

Që në moshë fare të vogël, e nxitur nga e ëma, ajo ka nisur të shkruaj poema për një gazetë lokale. Kur ajo arriti në shkollën e mesme, tashmë ishte në gjëndje të shkruante këngë.

Gjatë shkollës së mesme ajo merte leksione mbi muzikën, por për të përballuar shpenzimet ajo duhet të punonte pasi e ëma nuk arrinte të përballonte të gjitha shpenzimet familjare, duke qënë prind i vetëm. Ndaj ajo ndiqte shkollën, leksionet e muzikës dhe më pas punonte në një restorant kinez. Hapsirat kohore ndërmjet këtij ritmi jete, i kalonte në gjumë si i vetmi moment relaksi për të. Duke pasur një jetë kaq të ngjeshur dhe intensive, ajo u sëmur dhe u shtrua në spital për një kohë relativisht të gjatë. Aty ajo mori vendimin se të bëje shkollë dhe muzikë në të njëjtën kohë ishte e papërballueshme, ndaj vendosi të braktisë shkollën për t'ju përkushtuar muzikës.

Pasi doli nga spitali, asaj ju dha mundësia për herë të parë për të ndjekur "live" një performancë muzikore, ku menjëherë pas koncertit i kërkoi grupit që të bashkohej me ta. Grupi quhej Bianco Nero. Grupi e këshilloi atë të ndiqte shkollën private muzikore " juku". Pavarësisht normave morale dhe sociale në Japoni dhe pavarësisht dekurajimit nga mësuesit e gjimnazit të cilët i thonin "Sapo ke firmosur fundin tënd", ajo nuk ngurroi për të lënë gjimnazin dhe për të ndjekur shkollën e muzikës "Voice" në qytetin e saj të lindjes Fukuoka. Duke aspiruar të bëhej e famshme, ajo nisi të performonte në rrugë, në stacionin Tenjin, etj. Në fakt, këto performimet në rrugë bënë që Yui të mos ishte më e turpshme por shumë e rrjedhëshme dhe të performonte gjithnjë e më natyrshëm.

Më pas ajo u bashkua me një grup që performonte nëpër Japoni të quajtur "Flower flower". Grupi ka nxjerr majft këngë të njohura në Japoni si: (Tsuki)", (Kamisama)", (Natsu/Aki)" dhe (Subarashii Sekai)".

Në mars të vitit 2014, Yui publikoi në faqen sociale të grupit të saj se ishte diagnostikuar me çrregullime dhe kolpo paniku, gjë që shpjegonte shumë anullime të koncerteve dhe performimeve të saj. Më pas, në prill të 2015-ës ajo sërish në faqen e grupi deklaroi se ishte martuar me një burrë që nuk i përkiste botës së muzikës dhe ishte shtatzënë, ndaj duhej të largohej nga skena për një periudhë kohe. Në gusht të po 2015-ës, ajo u bë nënë e dy djemve binjakë.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China