PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e fundit shqiptare
2016-02-22 10:11:00 CRI Komenti juaj Printoni

Flor Mumajesi "Ku gabum"

Këngëtari i madh shqiptar Flori vjen me një tjetër baladë pas suksesit në festivalin "Kënga Magjike", ku u paraqit me baladën "Me fjalë të vogla". Ai tani prezantohet me një tjetër hit. Të titulluar "Ku gabum". Për këngëtarin ne kemi folur edhe herë të tjera në emisionin tim, ndaj kësaj radhe nuk do të thellohemi më tej, kjo edhe sepse të gjithë pothuajse e njohin Flor Mumajesin dhe e duan atë. Këngëtari nuk ka lançuar ende një vidioklip shoqërues për këngën, madje në faqen e tij sociale facebook, ai është shprehur kështu:

"Pa video, e lë në imagjinatën tuaj, të atyre që kanë dashur, duan dhe të atyre që nuk do të duan kurrë...

KU GABUM??"

Kënga është lançuar ditën e Shën Valentinit dhe i dedikohet të gjithë styre çifteve që pavarësisht se janë dashur shumë dikur, nuk janë më bashkë.

Alban Skënderaj " Unë dhe ti"

Këngëtari vlonjat Alban Skënderaj vjen sërish me një hit dashurie. Kënga e tij e fundit "Unë dhe ti" po pëlqehet mjaft nga grupmosha të ndryshme. Albani është bashkëshorti i këngëtares shqiptare e cila fitoi "The voice of Germany", Mirjam Cani. Dashurisë së tyre i është shtuar një ëngjëll i vogël, pasi çifti tani kanë një vajzë. Madje edhe në vidioklipin e këngës Albani shfaqet me gruan e tij Mirjam dhe me vajzën e tyre të shtrenjtë.

"Unë dhe ti" i dedikohet të gjithë atyre që falë dashurisë arritën të mposhtinin çdo stuhi të jetës.

Sheila " Datty datty"

Këngëtarja tashmë e njohur falë kompeticionit ku zbulohen talentet e reja X-Factor, Sheila, vjen e bukur dhe energjike si gjithmonë me hitin e saj më të fundit "Datty datty".

Ne e kemi hasur dhe kemi folur madje për bukuroshen shqipatare për bashkëpunimin e saj me Etnot, Genc Pervukaj. Ai hit i solli mjaft sukses këngëtares, por duket se "Datty Datty" po bën evolucion në karierën e saj muzikore.

Young Zerka " Like Rihana"

I riu nga korça Young Zerka, vjen me hitin e tij më të fundit i cili po bën "Boom" në youtube dhe rrjetet sociale. Kënga e tij e fundit titullohet "Like Rihana". Kjo këngë është mjaft trendi dhe po tërheq shumë fansa rreth vetes. Sigurisht që ai mbetet brenda stilit të tij "regge" edhe në këtë këngë dhe duket se kohët e fundit po lulëzon në tregun muzikor shqiptar. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China