PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhang Shuai, Li Na-ja e re e tenisit kinez?
2016-02-17 09:15:51 CRI Komenti juaj Printoni

Tenisja e re nga Kina, 27-vjeçarja Zhang Shuai, tërhoqi vemendje pasi u kualifikua në çerekfinale të Australian Open.

Mediet kineze e kanë përshëndetur Zhang për arritjet e saj. madje përmendin dhe ndihmën që mbretëresha e tenisit në Kinë Li Na – ka dhënë si një model për tenisten e re Zhang.

Kush është Zhang Shuai

Ajo vjen nga qyteti port Tianjin-i dhe nisi të merrej me tenis që në moshën 6-vjeçare. Zhang u lind më 21 janar 1989. Ajo ka luajtuar në shumë ndeshje dhe ka korrur sukses. Pikun e saj ajo e arriti në vitin 2014 ku u klasifikua në vendin e 30-të në botë.

Zhang nisi të luajë në vitin 2012 për Kupën "Blossom" në Quanzhou. Ajo mposhti Nudnida Luangnam dhe Anna Floris në raundin e parë dhe të dytë respektivisht. Ndjeshja e radhës ishte në vitin 2012 Australian Open, por u mund nga Aleksandra Wozniak në raundin e parë.

Në vitin 2012 në Monterrey Open, ajo u mposht nga Gréta Arn po në raundin e parë. Më pas Zhang shkoi në Indian Wells për të luajtur në 2012 BNP Paribas Open ku u kualifikua.

Trajneri i saj është Liu Shuo. Hobi i saj është ushqimi dhe muzika. Prindërit e saj janë Zhang Zhiqiang dhe Wang Fengqin.

Zhang u citua nga "Guangzhou Daily" të ketë thënë se përpara se të ndeshej me numrin dy të tenisit botëror, Simona Halep, ajo donte të hiqte dorë, megjithatë nuk u dorëzua dhe arriti të fitonte.

Në mikroblogun Weibo, kinezët i kanë dhënë shumë kurajë tenistes së re.

Me hyrjen e saj në çerekfinale, Zhang ka fituar vendin e saj mes "luleve të vogla të tenisit "gjeneratë e lojtareve të spikatura femra, shkruan "China Daily".

"Këtë vit, edhe pse kushtet nuk ishin në favor të saj, ajo shpërtheu papritur. Disa e quajnë fat, por në fakt kjo është fuqia dhe këmbëngulja e saj gjatë viteve... Asgjë nuk është e pamundur tashmë për të."

Madje edhe vetë mbretëresha e tenisit kinez Li Na, e përshëndeti arritjen e Zhang-ut.

Li Na tha për "Sina Sports": "Askush nuk e di se sa shumë tension ka përjetuar Zhang... Unë e di që ajo është e fortë. I kam thënë më parë që duhet t'i japë një shans vetes."

Por çështja është ku do të arrijë Zhang pas këtij turi.

Ajo tha për BBC-në se pas këtij kompeticioni ka nevojë për një "pushim të gjatë ".

"Nuk dua të luaj kaq shumë. Dua të kem më shumë kohë për veten në jetë," tha ajo, duke shtuar se ka dëshirë të hapë biznesin e saj, një kafene.

"Guangzhou Daily" e citoi atë të ketë thënë se gjëja që ajo do të bëjë më shumë, përveç tenisit " është ferma …. dhe jeta rurale".

Ndërsa, mediet europiane shkruajnë se një eleminim i befasishëm ndodhi në kategorinë e femrave ku numri dy, Simona Halep u mund nga Zhang Shuai. 24-vjeçarja u mposht pas dy setesh nga kinezja Shuai, me rezultat 6-4, 6-3.

Shuai renditet në vendin e 133-të në botë dhe e largoi Halepin nga fusha me lot në sy.

"Jam shumë e dëshpëruar. Por, është vetëm një ditë, një ndeshje. Nesër është një ditë e re", u shpreh ajo. Halep përgëzoi fituesen. "Ajo luajti pa frikë dhe e goditi çdo top dhe pati ritëm të mirë", theksoi Halep.

Kush e shpiku tenisin?

Shumë besojnë se egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë kanë luajtur versione të ndryshme të tenisit. Nuk është zbuluar përshkrimi i ndonjë loje të ngjashme me tenisin, por disa fjalë të pakta arabe që datojnë që nga kohët e Egjiptit të lashtë përmenden si dëshmi të pohimeve të tilla. Sipas kësaj teorie, emri "tenis" rrjedh nga emri i qytetit egjiptian Tinis, që gjendet përbri lumit Nil, kurse emri "reket" e ka prejardhjen nga fjala arabe për palmën e dorës (freskuesen) – "rahat".

Përpos këtyre dy fjalëve, nuk ka dëshmi të tjera se tenisi është luajtur edhe para 1 mijë vjetësh, prandaj shumica e historianëve pajtohen se origjina e këtij sporti duhet të kërkohet në shekullin XI ose XII, kur filloi të praktikohej nga murgjit francezë. Kjo lojë filloi me emrin "jeu de paume", gjë që d.m.th. "lojë e dorës". Ata që nuk e pranojnë një origjinë më të vjetër të kësaj loje, thonë se fjala "tenis" e ka prejardhjen nga fjala frënge "tenez", që d.m.th. "merre këtë", fjalë që ia thoshte njëri lojtar tjetrit, kur e bënte shërbimin.

Kur loja filloi që të bëhej më e popullarizuar, nisi të luhej edhe në ambiente të mbyllura. Topat prej gome nuk ekzistonin në atë kohë, prandaj topi i tenisit ishte një përzierje e flokëve, leshit të deles, apo edhe ndonjë tape, ku më vonë një top i tillë filloi të qepej me dorë.

Shtresa e lartë e kishin mësuar këtë lojë nga murgjit, ndërkaq mendohet se në shekullin XIII, në Francë, kishte 1 800 fusha tenisi. Sporti i tenisit u bë aq i popullarizuar, sa përpjekjet e papës dhe mbretit Lui IV për ta ndaluar atë, rezultuan të pasuksesshme. Tenisi u perhaps shumë shpejt edhe në Angli, ku u përkrah shumë nga mbretërit Henri VII dhe Henri VIII, të cilët promovuan ndërtimin e shumë fushave të tenisit.

Rreth vitit 1500 filloi që të përdorej një raketë me kornizë druri dhe e përbërë nga zorrët e deleve. Fushat e atëhershme të tenisit ishin të ndryshme nga këto të sotmet. Loja e vjetër e tenisit u transformua gjatë viteve në atë që sot quhet "tenis i vërtetë", ku fusha angleze e tenisit "Hampton Court", e ndërtuar në vitin 1625, vazhdon të shfrytëzohet edhe sot e kësaj dite. Kjo fushë është me të vërtetë e çuditshme. Rrjeta e ka një lartësi më të madhe në të dyja skajet e saj, derisa mesi e ka një lartësi më të vogël.

Në vitin 1874, kryetari i Londrës, Uolter C. Uingfild, i patentoi pajisjet dhe rregullat e tenisit, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të sotmet. Në të njëjtin vit u paraqitën fushat e para të tenisit edhe në SHBA. Një vit më vonë, pajisjet e tenisit filluan të shiteshin me të madhe edhe në Rusi, Indi, Kanada dhe Kinë.

Në vitin 1877, klubi "All England" mbajti turneun e parë të Uimbëlldonit, ndërkaq komiteti i këtij turneu propozoi një fushë drejtkëndore dhe u vendosën rregullat, të cilat i njohim të gjithë ne. Por, rrjeta vazhdonte të ishte më e lartë në skaje, kështu që në vitin 1882 u bënë edhe ndryshimet e fundit, për të arritur deri te forma dhe rregullat që janë edhe sot.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China