PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e fundit shqiptare
2016-02-15 16:07:39 CRI Komenti juaj Printoni

Adelina Berisha ft.Robb Daddy "Erën e saj"

Këngëtarja e mirënjohur Adelina Berisha vjen me hitin e saj të fundit në bashkëpunim me Robb Daddy të titulluar "Erën e saj".

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku duke marrë shumë klikime në YouTube brënda javës së parë që është lançuar. Adelina përveç zërit dhe muzikës, njihet për paraqitjen e saj mjaft seksi dhe provokative. Madje edhe këtë herë kënga shoqërohet nga një vidioklip mjaft i nxehtë dhe me shumë ngjyra.

Zaimina Vasjari ft. Blasta "Me u kthy"

Ish "Miss Shqipëria" Zajmina Vasjari, tashmë këngëtare e skenës shqipatre vjen pas suksesit të hitit të saj "Blackout" që ne e kemi transmetuar në valët e radio Ejani 106 FM, me një bashkëpunim tjetër. Kësaj radhe ajo paraqitet me repper-in Blasta në këngën "Me u kthy". Kënga shoqërohet me një vidioklip shumë interesant dhe artistik, i cili "ka kushtuar shumë", shprehet këngëtarja. Në vidioklip bukuroshja shqiptare Zajmina shfaqet si nomade, e disa herë si të ashtuquajturit "Indianët e Amerikës". Miksimi i dy zërave të këngëtarëve i japin akoma më shumë ngjyra këngës duke e bërë atë një superhit që në lançimin e saj.

2TON "Pikë"

Kemi folur e madje e kemi prezantuar disa herë repperin kosovar 2TON. Ai cilësohet si një ndër repper-ët më të dashur për publikun dhe me një vokal shumë interesant. Pas hitit të tij të fundit "kapi lekt", ai vjen e një tjetër hit. Kësaj radhe nuk është një bashkëpunim, por ai performon si solist. Kënga titullohet "Pikë" dhe i përkët sigurisht, rrymës repp. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China