Lea Salonga
María Lea Carmen Imutan Salonga e njohur ndryshe si Lea Salonga ka lindur më 22, shkurt të vitit 1971. Ajo është një këngëtare dhe aktore filipinase e njohur për rolet e saj në teatrin muzikorë, për zërin e dy princeshave të Disney Jasmine në Aladdin (1992) dhe Fa Mulan në Mulan (1998) dhe si artise e aktore në telenovela.
Në moshën 18-vjeçare performoi rolin e Kim-it në muzikalin Miss Saigon, si fillim në West End e më pas në Broadway, duke u vlerësuar mes të tjerash me çmime si Olivier, Tony dhe Theatre World Awards. Salonga është filipinësja e parë që ka kënduar në një label ndërkombëtar (Atlantic Records në 1993). Ajo është gjithashtu e para filipinase që ka nxjerrë më shumë albumen ë SHBA si dhe e para filipinase që ka shitur më shumë kopje në të gjitha kohërat me rreth 19 million kopje në mbarë botën.
Salonga ka performuar rolin prestigjoz të Fantine në muzikalin Les Misérables në Broadway.
Anggun Cipta Sasmi
Anggun është një kant-autore indoneziane e cila ka lindur më 29 prill të vitit 1974. Ajo ka lindur në Jakarta, dhe ka nisur të përformojë që në moshën shtatë vjeçare dhe ka regjistruar albumin e saj të parë në moshën nëntë vjeçare. Me ndihmën e ish-producentit të saj indonezian Ian Antono, në vitin 1986 Anggun lançoi albumin e saj të parë "Rock", Dunia Aku Punya. Më pas fama e saj e parapriu këngëtaren e re duke arritur majat me hitin e saj të mirënjohur "Mimpi" (1989), i cili u rëndit në 150 këngët më të mira të të gjitha kohërave nga Rolling Stone. Gjatë viteve 90' ajo ishte ylli më i famshëm i rock-ut.
Në vitin 1994 ajo u largua nga Indonezia drejt Londrës dhe Parisit në ndjekje të ëndrrës së saj artistike. Anggun u takua me producentin francez Erick Benzi dhe firmosi për Sony Music Entertainment. Albumi i saj i parë ndërkombëtar Snow on the Sahara (1997), u lançua në 33 shtete duke u bërë kështu albumi i parë më i shitur i një këngëtareje aziatike. Ajo përfaqësoi Francën në festivalin europian Eurovision Song Contest 2012 në Baku, Azerbaxhan, me këngën "Echo (You and I)".
Kim Tae-yeon
Këngëtarja koreano jugore Kim Tae-yeon e njohur ndryshe si Taeyeon ka lindur më 9 mars të vitit 1989. Ajo është antare e grupit koreano jugor të vajzave Girls' Generation. Ajo ka regjistruar këngë për drama të ndryshme televizive, filma e show televizivë. Tae-yeon debutoi si soliste për herë të parë në tetor të 2015-ës me hitin e saj, "I".
Në shkurt të vitit 2015, ajo mori pjesë në "Shake That Brass", titulli i hitit të Amberit. Vetëm në shtator të po atij viti ajo lançoi këngën e saj "Scars Deeper Than Love" në një duet me Yim Jae-beom. Më pas shtëpia diskografike SM publikoi vidioklipin e hitit të saj "I", ku në të ishte pjesë edhe i vëllai i saj.
Në dhjetorë ajo u nderua me çmimin 'Best Female Artist' në "Mnet Asian Music Awards". Më pas ajo mori pjesë në hitin "Don't Forget", të grupit Crush. Kjo këngë u mirëprit nga audienca dhe kryesoi për javë të tëra në listat muzikore. (Raela Hafizi)