PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e reja shqiptare
2016-02-15 14:25:59 CRI Komenti juaj Printoni

Majk "Vetë zemren"

Repper-i më i kërkuar e më i dashur i publikut për kohët e fundit Majk, nuk rresht së na surprizuari me hitet e tij. Ai po korr sukses të menjëhershëm. Pas shfaqjes së tij të parë në bashkëpunimin e tij me Getoar Selimin në këngën "S'jena ma", sukseset e hiteve të tij vijojnë shumë shpejt. Çdo hit që ai ka nxjerrë kohët e fundit është kthyer në super hit. Ai është në përkujdesjen e firmës "Baba Stars". Sigurisht që i madhi Geti, kujdeset që talentet e tij të nxjerrin vetëm "Hite"!

Ryva Kajtazi "Pa ty"

Ne miq të dashur folëm radhën e kaluar për një këngëtare e cila pavarësisht se nuk është e re në skenën shqiptare, por ka disa vite që përformon që nga hera e saj e parë. Vetëm së fundmi do të thoja, po tërheq vëmëndjen e duhur. Bëhet fjalë për Ryva Kajtazin, e cila pothuajse në të njëjtën kohë ka lançuar dy hite, pjesë e albumit të saj të ri. Kënga saj e re është një tjetër baladë dashuri, e cila po pëlqehet mjaft shpejt nga audienca shqiptare.

Dossty ft. Tishi "AMI"

Repper-ët kosovarë vijnë me një hit të ri. Kësaj radhe ata kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish. Dossty dhe Tishi kanë performuar edhe herë të tjera bashkë dhe përveçse janë kolegë në muzikë, ata janë edhe miq në jetën reale. Ata vijnë me këngën e tyre më të fundit të titulluar "AMI". Kjo është një këngë vërtet e kohës dhe po luhet në club-et e natës të Tiranës. Të rinjt e kanë pritur mësë miri këngën "AMI", e madje ka nisur të shpërndahet në faqet sociale mjaft shpejt.

Besa Kokdhima ft Ansi "Kameleon"

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Besa Kokdhima vjen me një bashkëpunim. Hiti i saj i ri titullohet "Kameleon" dhe është interpretuar nga vetë këngëtarja dhe Ansi, e cila njihet për rrymën repp. Por ndryshe nga Ansi, Besa shquhet për muzikën ritmike, atë hause, atë eletronike, pop disa herë, e cila duke u kombinuar me repp-in e Ansit sjellin këtë këngë aq të pëlqyer për publikun. Kënga shoqërohet edhe nga një vidioklip vërtet i këndshëm.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China